Bushati: Rama po vendos kufij ndaj drejtësisë, Brukseli e ka kuptuar

Bushati: Rama po vendos kufij ndaj drejtësisë, Brukseli e ka kuptuar

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Syri TV, ka deklaruar se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen Balluku synojnë hapur vendosjen e kufijve ndaj drejtësisë.

Sipas Bushatit, për herë të parë që nga nisja e reformës në drejtësi, vërehet një përplasje e drejtpërdrejtë mes Ramës dhe Bashkimit Europian, e reflektuar në deklaratat diametralisht të kundërta mes qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian lidhur me imunitetin dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Qëndrimet e Ramës janë në të njëjtën linjë që kur ka nisur çështja Balluku. Në ç’kuptim? Në kuptim që sot të gjithë e kanë të lehtë ta marrin vesh që nuk ishte as çështja e grushtit të shtetit, nuk ishte as kompetenca midis pushteteve, ishte një dëshirë e Ramës për t’i vënë kufij drejtësisë pas gjithë atyre kohëve. Dhe në këtë kuptim jemi të qartë. Këtë që kemi kuptuar ne dhe shumë shqiptarë, me sa duket më në fund e ka kuptuar dhe Brukseli. Në ç’kuptim e ka kuptuar Brukseli? Sot janë bërë dy deklarata paralele.

Ato që Rama bëri në Twitter dhe me deputetët e tij dhe ato që bëri Komisioni Europian. Po të analizosh radhë për vjedhë dhe fjalë për fjalë të dy tekstet, ëh kupton që ka diferenca themelore. Për shembull Rama thotë që çështja e imunitetit të Ballukut nuk është urgjente. Brukseli thotë imuniteti duhet trajtuar menjëherë. Rama nga ana tjetër lë të kuptohet qartë që ne nuk do ja heqim imunitetin Ballukut sepse tani meqë fabula e pezullimit ka rënë, njeriu nuk mund të marri, nuk mund të ndëshkohet për dy gjëra. Brukseli thotë, i tërheqim vëmendjen atyre që tentojnë të pengojnë gjykatat dhe prokurorinë.

Pra diferencat midis dy deklaratave janë goxha të dukshme dhe të qarta. Dhe po ta shikojmë në një këndvështrim tjetër, ndoshta është hera e parë që kur ka nisur reforma në drejtësi, që kemi qëndrime diametralisht të kundërta midis Ramës dhe Bashkimit Europian. Pra, ky është si të thuash lajmi i ditës. Kjo është çarja e madhe. Deri tani Rama e ka përdorur dhe keqpërdorur drejtësinë, nga të dënojë kundërshtarët politikë derisa dhe të spastrojë radhët e veta si rasti i Arben Ahmetaj, por ama, veprimet e dukshme, fjalorin publik, i ka pasur sinkron me Bashkimin Europian.

Nga sot e tutje ne kemi një thyerje. Pra, Rama nuk është më për sytë e perëndimorëve mbështetësi i kësaj reforme, që unë s’kam asnjë dyshim që është e keqe, por që këta perëndimorët deri tani na e shesin si histori suksesi. Dhe kjo është si të thuash momenti i parë ku ne vëmë re një çarje të Ramës me ndërkombëtarët përsa i përket reformës në drejtësi.” – tha Bushati

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.