Ledio Braho: Mazhoranca mund të ndryshojë ligjin për ta mbrojtur Ballukun
Avokati Ledio Braho, i ftuar në “Studio 24”, duke komentuar rrëzimin e kërkesës së qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, tha mazhoranca do të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin.
Braho tha se ndryshimi lidhet me nenin 242 Kodi i Procedures Penale, që lidhet me mospezullimin e ministrave.
Por rreziku sipas tij është presioni që PS do të bëjë përmes fuqisë së kartonave, kur të plotësohen 2 vendet vakante në GJK.
Kjo sipas tij, rrezikon të çojë në kapjen e Kushtetueses nga mazhoranca.
Ledio Braho: Dispozita e mëparshme parashikonte që kur gjyqtarët ndahen në mënyrë të barabartë kërkesa quhet e refuzuar dhe palët mund ta hidhnin sërish në GJK.
Me ndryshimet e bëra, kërkesa quhet e rrëzuar.
Ajo cfarë mund të bëjë mazhoranca është ndërhyrja në kodin e procedurës penale, konkretisht për mospezullimin e ministrave, në nenin 242.
Kushtetuta nuk e parashikon heqjen e imunitetit, por do të jetë politike. GJK ka 9 anëtarë si rregull por prej një viti ka 8 anëtarë dhe ky është dështim i reformës në drejtësi.
Në momentin që Balluku mund të vijojë me kërkesën në gjykatën e apelit, të lartë dhe ndoshta do ti vijë radha GJK, do të jenë bërë 9 gjyqtarë dhe presioni do të jetë tek emërimi i 2 gjyqtarëve të radhës, sepse janë 2 vakanca të hapura, njëra është e Kuvendit tjetra e Presidentit.
Dhe sërish me forcën e kartonit 2 anëtarët e GJK do të jenë ata që do të japin garanci se do të votojnë pro Ballukut kur ajo të vijojë me ankimin e saj deri në Kushtetuese. Pas kësaj cështje, ajo do të kapet dhe me çështje të tjera






