Dosja ‘Partizani’ /Malltezi: Prokurorët dhe gjyqtarët u keqpërdorën për qëllime politike, do e dokumentojmë në libër
Në përfundim të seancës gjyqësore të dosjes ‘Partizani’ Jamarbër Malltezi tha se denoncoi në seancë me foto e hartë VKM –ve të personalizuar nga Edi Rama, 2 për vëllanë e tij, Olsi Rama dhe 4 për Carlo Bollinon dhe denoncimet nuk ndalen me kaq.
Malltezi tha se janë lexuar rreth 170 faqe nga mbi 200 të tilla në total të pjesë së parashtrimeve të cilat do të vijojnë në seancën e ardhshme.
Gjyqtarët e lartë kanë rënë në batakun e prokurorëve politikë” nënvizoi ai në një prononcim për gazetarët ndërsa shtoi se së shpejti denoncimi do të jetë i përgatitur si libër që studentët e pedagogët ta kenë si rast studimi për të parë se ku mund të rrëshkasë drejtësia politike dhe keqpërdoren prokurorët e gjyqtarët për qëllime politike.
Një pjesë e kemi bërë publike dhe një pjesë e kemi bërë si botim dhe Brenda 4 ditësh do të dalë si libër ta kenë të gatshëm bibliotekat për studentët dhe pegadogët, si rast për të parë se ku mund të rrëshkasë drejtësia politike dhe keqpërdoren prokurorët e gjyqtarët për qëllime politike.
‘Disa VKM të personalizuara nga Edi Rama, dy për vëllain e tij dhe katër për Carlo Bollinon. Këto të gjitha i kemi dëshmuar gjithashtu dhe me foto dhe me harta. Nuk kemi mbaruar. Ka qenë goxha i gjatë materiali. Kemi treguar gati 170 faqe material, kemi dhe gati nja 25 faqe material që do të tregoj herën tjetër. Gjykata kërkoi që të mos i adresohem prokurorëve që kanë falsifikuar, por në fakt ato kanë falsifikuar dhe e meritojnë plotësisht atë.
Për fat të keq, prokurorë, kemi prokurorë si Arben Kraja për shembull, që paraqet aty sikur ka përfituar tokë turistike në Gjirin e Lalzit me vetëm 5 euro për metër katror tokë turistike në Lalz, me gjithë tre objekte ushtarake brenda. Ndërsa armiqtë e Partisë Socialiste duhet të privatizonin goxha shtrenjtë, me 1000 euro metrin katror thonë. Kishte sa të doni nga ato ë elementët groteskë, të cilët i treguam qartë që kishim të bënim me gënjeshtra.
Natyrisht treguam gjithashtu dhe gënjeshtrat që kishin të bënin me planin e përhapjes. Kanë gënjyer në mënyrë të vazhdueshme. Ka gënjeshtra të tjera që kanë të bëjnë edhe me cilësimet ligjore.
Treguam se si vetë Gjyqtarët e lartë, për fat të keq, kanë rënë në batakun e këtyre prokurorëve politikë, sepse para dy vitesh pranuan pretendimin e prokurorëve që duhet hetuar Malltezi për një nen i cili është vetëm për zyrtarët e lartë. Ndërkohë, po të njëjtët gjyqtarë, e njëjta treshe e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, një vit më pas, në 2025-ën, kanë shënuar vetë me dorën e tyre të zezë në të bardhë që në rast se nuk është funksionar publik, nuk mund të zbatohet ky nen. Pra, ka me dhjetëra e me dhjetëra. Një pjesë të këtyre ne e kemi bërë publike, një pjesë tjetër ne po e bëjmë si botim dhe brenda katër ditësh do të dali si libër. Këtë libër do e kemi të gatshëm të gjithë bibliotekat sepse është një rast goxha i bukur për studentët e juridikut, për pedagogët të shohin se ku mund të rrëshqasi drejtësia politike, kur keqpërdoren prokurorët dhe gjyqtarët për qëllime politike” tha Malltezi.
Malltezi tha se ka bërë kallëzime penale ndaj prokurorëve
“Dy herë i kam çuar në Prokurorinë e Tiranës, dy herë Prokuroria e Tiranës nuk më ka kthyer përgjigje, dy herë mi ka kthyer kolegët e SPAK-ut i kanë rrëzuar. Pra, kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi. Në rast se kallëzohet penalisht një prokuror rrethi, nuk është ajo prokurori i rrethit që e shqyrton kërkesën, por një prokurori tjetër rrethi.
Dy herë i kanë mbyllur kolegët e tyre në SPAK. Kjo është qartazi konflikt i pastër interesi dhe natyrisht do t’ua çoj se po plotësohen elementët e dosjeve që janë dorëzuar tashmë në GJEDNJ, në Strasburg.




