Ramën nuk e kam pasur armik/ Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ramën nuk e kam pasur armik/ Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Sula u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit, pasi u la jashtë listave të mbyllura, dhe më pas nisi përplasjet në distancë me kryedemokratin Sali Berisha.

Mesa duket, Sula ka gjetur strehë në “shtëpinë e armikut të armikut”, pasi dikur nga ulëset e opozitës e konsideronte Ramën armik të popullit që vjedh dhe përzë rininë. Por sot, mesa duket, gjërat kanë ndryshuar dhe Sula ka deklaruar se me Ramën nuk ka armiqësi.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh:

“Përkushtimi do të jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri në orën që mbyllet, dhe unë ju garantoj se do të jem 24 orë për çdo problem që do të ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment, sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai.

Ndërkohë edhe Shkëlqim Hajdari u ul sot zyrtarisht në karrigen e prefektit të Tiranës.

Share it :