Komentimi i vendimit te GJ.K/ Vasili: Per Ramen Presidenti hiqet per intervista dhe jo kur vjedh!

Komentimi i vendimit te GJ.K/ Vasili: Per Ramen Presidenti hiqet per intervista dhe jo kur vjedh!

Nga Petrit Vasili
Shume komike apo jo.
Eshte po ky Rama qe dje shkarkonte Presidentin e Republikes per nje interviste ne TV, ndersa sot ka merak qe presidenti te mos pezullohet edhe kur ai kapet duke vjedhur pasurite shteterore te vendit.

Edi Rama po behet qesharak deri ne dhimbje me mbrojtjen, qe i ben hajdurise qeveritare ne cdo nivel.

Rama eshte mesuar te bleje totalisht çdo votim, ndersa (Mos)Vendimi i Kushtetueses eshte deshtimi i pare i Rames, qe nuk arriti dot te bleje te gjithe Gjykaten, por vetem gjysmen e saj.

(Mos)Vendimi i Kushtetueses qe de facto konfirmon vendimin i GJKKO per pezullimin e Ballukut ka bere vetem nje sherbim se ka nxjerre sheshit fytyren e vertete te Rames.

Rama shume i qete dikur kur fillonte ndjekja penale per te tjere zv.kryeministra, ministra, kryetare bashkie e deputete ishte parimor i madh dhe deklaronte pa ju dridhur qerpiku :

🔴Rama:”Nuk ka asnjë rast në vendet e mëdha demokratike ku një ministër anëtar i kabinetit të ketë hyrë në një situatë që të ketë pasur probleme me drejtësinë dhe kryeministrit të ketë marrë një përgjegjësi tjetër përveç distancimit prej tij”.

🔴Rama: S’bëhem avokat i askujt, përgjegjësia ime do ishte sikur të pengoja drejtësinë!

🔴Rama: “askush nuk ka për të na tërhequr dot në debate politike për SPAKUN e për GJKKO, sepse mes nesh dhe kënetës është kufiri mes dy botëve; asaj të drejtësisë së re europiane që duam ne, me pavarësi të plotë nga pushteti politik e me standarte demokratike, dhe asaj të drejtësisë së vjetër vulgare”.

🔴Rama: “Kurrë s’kam qenë dhe as mos e prisni të jem i gatshëm të mbroj askënd, dhe as të angazhoj PS për të bërë avokatin e dikujt kur është fjala për t’u përballur me akuzat e organit të drejtësisë”.

Perfundime:

Deklarat e tij te pak muaj me pare, qe ju po i lexoni vete, tregojne se Rama eshte nje demagog dhe hipokrit, qe mbron me cdo mjet e menyre korrupsionin e vetes se tij duke peshtyre edhedeklarat qe ka thene po vete.

Rama eshte kthyer ne avokatin zyrtar te korrupsionit pas ankimit te tij ne kushtetuese per ceshtjen Balluku.

Kushdo qe ka respekt per veten dhe mend ne koke e kupton se Rama po bertet e çirret jo se ka hallin e Ballukut por te mbrojtjes se vetes se tij.

Motua e Rames eshte: “hajdutet ne qeveri duhen mbrojtur edhe pse kapen me presh ne dore sepse me sherbejne mua”.

Ky qe dje e shkarkonte presidentin per intervista sot ka merak pezullimin e presidentit aktual edhe sikur te vjedhe

Rama eshte gati te ndryshoje Kushtetuten per ti dhene mbrojtje speciale çdo hajduti qeveritar.

Share it :