Rama u ‘rrit’ pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbardhet vendimi i qeverisë
Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në masën 2.5%, duke çuar pagën referuese bazë në 156 825 lekë në muaj.
Sipas vendimit, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila përllogaritet nga shumëzimi i koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës, do të indeksohet me 2.5%.
Pas aplikimit të indeksimit, paga referuese bazë për këto funksione arrin në 156 825 lekë në muaj.
Vendimi parashikon se efektet financiare që rrjedhin nga ky indeksim do të përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.




