Malltezi: Berisha u ktheu vetëm 5.5 % të pronës familjes Begeja, Rama po vjedh toka publike për të vëllanë

Jamarbër Malltezi, një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, pronarë të ligjshëm të tokës tek ish-klubi Partizani hedh poshtë se këta të fundit janë favorizuar nga Sali Berisha kur ishte kryeministër.

Fakti?  Begejave i është kthyer vetëm 5.5% e pronës. Nëse do të ishin favorizuar do kishim të bënim me kthim të plotë të pronës familjes Begeja pronarëve të ligjshëm të saj, tha Malltezi sot në një konferencë për median.
Nëse Berisha do t’i kishte ndihmuar Begejat, do t’u kishte kthyer këtë tokë prej 318,000 m² me hipotekë të vitit 1939, e cila është 12-fish më e madhe se toka te ish-klubi. As nuk u është kthyer dhe as nuk janë kompensuar, as fizikisht dhe as financiarisht.  Edi Rama po vjedh toka publike dhe private për të vëllain, por “fajin e ka Saliu”, pse Begejat u kthyen 5.5% nga tokat që i kanë blerë me flori’ shkruhet në dokumentin e përgatitur nga Malltezi për gazetarët

 

Malltezi ftoi gazetarët të jenë të pranishëm në seancën e së hënës, ku premtoi se do të dalin në dritë fakte të tjera që tregojnë kapjen politike të të prokurorëve dhe se procesi është me regji politike.

Pjese nga fjala e Malltezit

Po të ishte për t’u favorizuar, Begejave nuk do ishte kthyer 5.5% e pronës. Po do ishte kthyer 100%, se do ishte e ligjshme. Do ishin pronarë legjitim, kthimi i plotë i pronës. Por ju është kthyer vetëm 5.5%. 94.5% nuk ju është kthyer.

Urdhëro ku keni një nga shembujt. Janë me dhjetëra me dhjetëra ë toka të cilat nuk janë kthyer. Vetëm njëra prej këtyre është 318.000 m2. Pra 12-fishi i ish-tokës që i është kthyer tek ish-klubi.

Pra po të ishte për të ndihmuar, ndihmonte me këtë që është 12 herë më tepër dhe kjo është një prej atyreve, dhjetëra e dhjetëra tokave të tjera.

 Të kemi parasysh, Edi Rama po vjedh tokat e pronarëve legjitim, po ja jep me VKM nominative vëllait të tij, kalepolinove, miqve të tij, patronazhistëve të tij.

 Por për këto prokuroria politike nuk ndihet. Por sulmon qartazi pronarët dhe opozitën. Pra, sulmon për arsye politike kundërshtarët politikë të Edi Ramës.

Kjo ishte arsyeja për të cilin kanë frikë që të lënë kamerat në sallë. Unë ju ftoj të hënën do keni mbi 30 gjëra të tilla, xhevahire të tilla që tregojnë kapjen politike të të prokurorëve dhe proces me regji politike.

Image

Share it :