Deputeti i PD-së, Kliti Hoti, ka reaguar ndaj sulmeve të Partisë Mundësia, duke theksuar se ata shmangin përballjen me Edi Ramën dhe merren me opozitën.
Në postimin e tij në Facebook, Hoti thekson se takimet me banorët e Rrjollit nuk janë për foto apo spektakël, por një angazhim i vazhdueshëm, edhe gjatë fushatës.
Ai shton se përfaqësuesit e Mundësisë kanë ardhur shumë më vonë në zonë, duke i quajtur reagimet e tyre të vonuara dhe oportuniste.
Postimi i plotë:
Partia e Pa-Mundësisë, që s’guxon t’i bëjë opozitë Ramës, merret me opozitën.
Kur s’ke kurajë të përballesh me ata që firmosin dhe qeverisin, shpif kundër atyre që i sfidojnë.
Një foto mjafton për t’ua nxjerrë mashtrimet sheshit.
Banorët e Rrjollit i kam takuar edhe gjatë fushatës, jo sot për foto apo spektakël. Partia Demokratike nuk pret momentin e “shoë”, por është aty gjithmonë, kur ka zëra për t’u dëgjuar dhe halle për t’u zgjidhur.
PS: Ata të Mundësisë e dinë shumë mirë: kanë ardhur shumë më vonë në Rrjoll. Madje, edhe shumë më pas se Redi Muçi.




