Rruga Qukës – Qafë Plloç kushton sa ajo e Kombit…’/ Berisha: ‘Mafia e Surrelit’ është skemë grabitjeje kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreu të qeverisë duke e cilësuar atë si ‘mafia e Surrelit’.
Në një status në FB, Berisha shkruan se ndërtimi i një rruge 9 kilometra të gjatë siç është ajo e Qukës-Qafë Plloç, ka një kosto të barabartë me Rrugën e Kombit, pavarësisht se nuk përfshin ura apo tunele.
Sipas tij, kostoja e fryrë e këtij projekti lidhet drejtpërdrejt me kompaninë ndërtuese, të cilën ai e akuzoi se ka “dhuruar” një pallat si pajë për bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.
Mafia e Surrelit nuk është thjesht korrupsion, është skemë grabitjeje kombëtare. Një rrugë 9 km pa ura e tunele kushton sa Rruga e Kombit. Pse? Sepse është ndërtuar nga kompania që “dhuroi” pallatin në pajë të Linda Ramës!”, shkruan Berisha
Berisha kërkon transparencë dhe hetim të plotë për projektet infrastrukturore, duke theksuar se fondet publike po përdoren për interesa klienteliste, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.




