Artan Sako ndërtoi pallat për Lindën”/ Berisha: Vodhi 300 mln euro, i ndau me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kompaninë 2T me pronar Artan Sako, që sipas tij ka vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë 300 milionë euro.
Sipas Berishës, kjo kompani që ka ndërtuar rrugën Qukës- Qafë Plloçë, ka ndërtuar dhe një pallat për Linda Ramën, të cilin Sako e regjistroi në emrin e tij në Hipotekë.
Berisha ngre akuza se Sako i ka ndarë lekët sipas tij me Edi Ramën.
““Ndërtuesi Sako në rrugën Qukes-Qafë Plloc arriti që të fryjë çmimet, fjala është në 320 mln euro. Në mënyrën më të pabesueshme. Për të kuptuar se sa u kushtoi shqiptarëve pallati në pajë i gjysmës më të mirë të Edi Ramës, zonjës Linda Rama, do ju jap vetëm shembullin e lotit 3 të kësaj rruge.
Loti tre rezulton se ka një gjatësi 9.3 km. Loti tre nuk ka asnjë urë, dhe ka kushtuar saç ka kushtuar km në rrugën e Kombit, me dhjetëra ura, tunele siç e dini vetë dhe me gjerësi 27 m. Besoj se del shumë e qartë se çfarë hajdutesh janë këta. 9 km rrugë në gjerësi 10 m, kushton sa mesatarja e Rrugës së Kombit, me tunele dhe ura, kurse jo pa asnjë tunel dhe urë.
Ndaj shemben ato si me qenë shpate kartoni, pasi nuk janë përforcuar. Sako, që mori qindra mln shpërblim për pallatin në pajë, për të cilin ai vetë ka paguar dhe jo zonja Rama, ka paguar dhe taksën e regjistrimit në hipotekë dhe e ka regjistruar në emër të tij, pallatin në pajë. Jo në emrin e familjes Basha, të familjes së saj. Ky person shpërblehet rreth 300 mln euro, që i ndan me Ramën për rrugën Qafë-Plloc. Ky person fiton dhe tenderin e mirëmbajtjes së kësaj rruge.”,- është shprehur Berisha.




