Berisha: Një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë meriton çdo përgjigje!

Berisha: Një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë meriton çdo përgjigje!

Gjatë takimit me anëtarët e degëve 1 dhe 5 në Tiranë, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se, një regjim nuk organizon kurrë zgjedhje të lira, por vetëm farsa.

Berisha tha se, regjimi i tyre vrau në rrugët e Tiranës dhe në lagjen 10, 8 qytetarë, breshëri kallashi në Fier kundër nja 12 të rinjve të tjerë e me radhë.

 

Berisha: Jetojmë në një kohë të vështirë.

Rikthehem në shkurtin e vitit 1991.

Regjimi i tyre vrau në rrugët e Tiranës dhe në lagjen 10, 8 qytetarë.

Breshëri kallashi në Fier kundër nja 12 të rinjve të tjerë e me radhë.

Por ne ia dolëm.

Çfarë bëmë në atë kohë?

Ata donin me çdo kusht të na tërhiqnin në konflikt, në përleshje. Ne jo, ne vazhduam në rrugën tonë.

Por ne triumfuam.

Alternativa jonë paqësore, revolta jonë paqësore dominoi.

Ama persistuam.

Ne persistuam.

Dhe ne duhet të persistojmë.

Unë e kuptoj çdo të thotë opozitë pas 13 vitesh.

Ç’do të thotë persekutim pas 13 vitesh.

Sot kisha një grup të rinjsh në zyrë dhe njëri prej tyre më thotë: Doktor, të them të vërtetën unë nuk pyeta se çfarë mund të pësonin jo unë, por edhe prindërit e mi nga tatimorët e tyre, nga policia e tyre e me radhë.

Çfarë tregonte kjo?

Ai e ndjente mjedisin shtypës që kanë vendosur. Por idealist ama.

Jo, tha, unë nuk pyeta.

Dhe ne kemi shumë nevojë të arrijmë në këtë konkluzion çdo shqiptar.

Pse e them këtë?

Ka një faktor të tretë madhor të këtij regjimi që vepron kundër opozitës.

Se ky regjim nga mëngjesi gjer në darkë, mbijetesën e bazon tek sulmi ndaj opozitës.

Dhe ai përpiqet me të gjitha mënyrat të komprometojë, të korruptojë opozitën dhe opozitarët.

Një kryeministër që vepron në këtë mënyrë është një armik i egër i pluralizmit, i demokracisë dhe i vendit.

Ai meriton çdo lloj ndëshkimi.

Po.

Një regjim që shndërron zgjedhjet, procesin më jetik të një shoqërie të lirë, në farsë, meriton çdo përgjigje.

Po, është leksion i historisë.

Një regjim që bën grusht shteti, se kjo që ndodh, ky është grusht shteti.

Ky ka gjetur aty disa njerëz pa karakter, të paimagjinueshëm, llum njerëzor si ata nuk ka.

Dhe jo se e bëjnë për veten e tyre, por nuk kanë kurrë të drejtë ta bëjnë si përfaqësues në gjykatën më të lartë të vendit. Kurrë nuk mund të bëjnë atë që po bëjnë për hir të Edi Ramës, duke e shndërruar gjykatën në strofullën e fundit të hajdutëve.

Çfarë morali ka?

Pse e marr prapë këtë? E marr këtë vetëm për të arsyetuar së bashku se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa toksik, sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh.

Por kthehem prapë, në rast se pra, me grushtin e shtetit që ka nbërë, meriton çdo lloj përgjigje.

Në rast se me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve, meriton çdo përgjigje.

Po pse? Nuk ka legjitimitet. Nuk mund të qeverisë.

Një kryeministër që shndërron zgjedhje në farsë, nuk mund të qeverisë një ditë të vetme.

Mandatet i ka krim. Mandatet e tyre janë mandatet e krimit.

A e keni parë si rrinë aty? Si shndërrohen të gjithë në maska të Lubisë.

Në kafe nuk lënë gjë pa e sharë, aty vendosin maskën sikur nuk janë.

Share it :