Berisha: Censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve të diktaturës komuniste.

Berisha u shpreh se, në vitet e diktaturës së pari nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë. Ishin një. Por për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve.

Berisha: Miq, nuk është vetëm kaq.

Një dimension tjetër më i zi i këtij regjimi është censura që vihet mbi ne, mbi ju, mbi qytetarët.

E patë ju, një dosje doli, se si X televizion merrte 2 milion, se si televizioni tjetër merrte 3 milionë, se si media tjetër merrte 4 mijë metra tokë, etj me radhë.

Në qoftë se analizoni, sot qytetarët janë më të mjerë në raport me censurën se në vitet e diktaturës.

Pse? Sepse në vitet e diktaturës së pari nuk ishin një ushtri mediash që mashtronin nga mëngjesi gjer në darkë. Ishin një. Por për fat të mirë ishte Zëri i Amerikës, ishte Radio Vatikani dhe një seri tjetër organesh që u thonin çdo natë të vërtetën shqiptarëve.

Dhe ti vërtet mund të dëgjoje RTSH-në, por ti dëgjoje edhe Zërin e Amerikës në darkë.

Ata që dinin gjuhë të huaja, përpiqeshin të merrnin, kurse kjo është bërë ferr, është bërë tmerr.

Një ushtri mercenarësh pa din, pa iman, ma nder, pa dinjitet, fabrikojnë nga mëngjesi gjer në darkë trillime dhe mashtrime për të mashtruar njerëzit dhe për të mbrojtur Edi Ramën.

Bëjnë gjithçka për të paraqitur çështje atë që nuk është çështje.

Për të shpërqendruar vëmendjen vetëm që të mos përqendrohemi tek Rama, Lubia.

Fshehin çdo të vërtetë, glorifikojnë të keqen.

Dëgjoni se çfarë lajmesh. Nga më absurdet.

Vendi i tij ishte në Davos, nuk e pranoi. Mediat e tij, nuk iku se priti çiftin presidencial. Çifti presidencial ishte në Davos.

E kuptoni se çfarë janë këta?

Ju e kuptoni, por duhet ta kuptojnë ata me të cilët rrimë gjithë ditën, me të cilët bisedojmë çdo ditë.

Nuk ka se si të mos jetë kjo një vështirësi shumë e madhe për ne.

Unë i parashtroj këto sepse ne jetojmë në një kohë shumë të veçantë.

Share it :