Berisha: Danin e vrau Agasi dhe Rama! Ky është i vetmi kryeministër që ka një zyrë krimi mbrapa

Berisha: Danin e vrau Agasi dhe Rama! Ky është i vetmi kryeministër që ka një zyrë krimi mbrapa

Gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, atentatin ndaj Gilmano Danit në Rinas e ka organizuar Ergys Agasi dhe Edi Rama.

Berisha tha se, a mund ta imagjinoni ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, shërbimin informativ, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasjet në sheshet e pushtetit siç ishte ajo e aeroportit, e atij delinkuentit Dani. Ai u vra nga komando të policisë.

Berisha: Ky është shembulli më i fundit.

Se mund të marrim me dhjetëra e dhjetëra shembuj.

Nuk ka, nuk ekziston në literaturë, nuk ekziston në realitet zyra Agasi.

Jo. A mund ta imagjinoni ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, shërbimin informativ, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasjet në sheshet e pushtetit siç ishte ajo e aeroportit, e atij delinkuentit Dani. Ai u vra nga komando të policisë.

Shiheni atë skenë. U vra nga komando të policisë.

E vrau Ergys Agasi!

E vrau Edi Rama!

A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, njeri i fuqisë ekzekutive, të mbajë një zyrë krimi mbrapa dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe të bisedojë dhe të bëjë, nga ana tjetër heq rrobat e kryeministrit dhe vesh rrobat e Gys Agasit dhe vazhdon akte të tilla.

Akte me të cilat bën ligjin.

Miq, ai ka përvetësuar për familjen e tij, 500, 600 milionë euro e më shumë.

Por ky është vetëm njëri aspekt.

Aspekti tjetër më i zi, më i paimagjinueshëm është se njeriu që siguronte këto, organizonte vrasje, ngarkonte dhe shkarkonte ministra dhe bënte çdo gjë, nuk mund të ketë shkallë me ekstreme të degradimit të një shteti se sa kjo.

Nuk mund të ketë përçmim më të madh për shqiptarët nga foshnjet gjer tek më i moshuari.

Tani, me qëndrimin që mban, na thotë se ju nuk ekzistoni. U thotë shqiptarëve se nuk ekzistoni se unë nuk pyes as për ligj, as për drejtësi.

Unë u kam vjedhur dhe do u vjedh sa të kem fuqi.

Share it :