Berisha: Gjyqtarët kanë të drejtë! Piramidën e pagave e përmbysi Edi Rama me Vllahicën e tij

Berisha: Gjyqtarët kanë të drejtë! Piramidën e pagave e përmbysi Edi Rama me Vllahicën e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, gjyqtarët kanë të drejtë të plotë në pretendimet e tyre për pagat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përmbysur piramidën e pagave në shtet përmes vendimeve arbitrare dhe klienteliste.

Berisha theksoi se ndërhyrja e qeverisë në hierarkinë e pagave ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, duke krijuar pabarazi të thella brenda sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të shtetit.

Andon Kello, ABC NEWS: Zoti Berisha,ndërsa ju kritikoni gjyqtarët nga këtu, kryeministri Edi Rama po kritikon gjyqtarët për pagat, madje u ka sugjeruar të bëhen edhe parti politike meqenëse duan t’i marrin 37 milionë euro buxhetit të shtetit përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rast se sipas jush, gjyqtarët janë të Edi Ramës, pse po vazhdon kjo përplasje mes Edi Ramës dhe gjyqtarëve, dhe tanie dhe prokurorëve?

Sali Berisha: Tani, që janë të Edi Ramës, lexoji, që të gjithë janë të emëruar prej tij. Të gjitha pa përjashtim. Një që ishte nga Ilir Meta, e përzunë.
Çështja e pagave, unë e kam sqaruar, pagat dhe piramida e pagave janë e drejtë absolute ekskluzive për të gjithë shtetin dhe institucionet e tij e ekzekutivit, përveç ndërmarrjeve publike, që funksionojnë me mekanizëm tjetër.
Ndërtimi i piramidës së pagave është një detyrë me shumë përgjegjësi dhe jashtëzakonisht e rëndësishme. Ndërtuesi i saj, në piramidën e pagave pasqyron përparësitë që ka kombi në rrugën e zhvillimit.
Të jap një shembull, për qeverinë 2005-2013, meqenëse ishte në fund të shkallares së pagave, u përparësuan arsimi dhe shëndetësia dhe u nxorën në një të tretën e sipërme të shkallares. Sot janë në fund prapë, shih si janë sektorët, copë, copë, të shkatërruar.
Vijmë tek gjyqësori. Gjyqësori ka pasur në ligj të përcaktuar normat dhe mënyrën e rritjes së pagave. Ligji i impononte qeverisë, pasi e kishte votuar atë ligj, që të respektonte ligjin. Për hir të së vërtetës.
Në atë shkallare pagash, një prokuror i antikorrupsionit që në statistikë reale ka qenë tre herë më eficent se sa Troplini i sotëm, merrte gjithsej pothuajse pesë herë më pak se sa Altin Troplini sot. Merrte rreth 1400-1600 euro.
Po kështu gjykatësit dhe asnjëherë nuk kishin shfaqur, ja ku janë të gjitha, asnjë pretendim. Pse? Sepse ata kishin në ligj të sanksionuar se si u rriteshin rrogat atyre.
Kam dashur të bëj njëherë ndërhyrje në favor se kishte mundësi. Jo, thanë, se ne e kemi të mirë ligjin. Sepse ligjin e kishin ndërtuar mbi bazën e eksperiencës, meritës. Ishte një ligj shumë i mirë dhe e rriste pagën çdo vit.
Atyre u amortizoheshin çdo vit pasojat e inflacionit.
Tani erdhi ky me Vllahicë dhe stër-Vllahicë, përmbysi piramidën e pagave. Ky shakaxhi shkarravitës që ka zero ide për shtetin, nuk e kuptoi se po i vinte kazmën në themel piramidës së pagave, duke caktuar rrogat që i thoshte Vllahica, që raportet që dërgonte në Komision, i merrte nga zyra e tij.
Çdo gjykatës sot ka 100 përqind të drejtë të mos pranojë piramidën ekzistuese. Nuk është këtu çështja e niveleve. Është çështja sepse ky një prokurori në prokurorinë speciale i jep një rrogë dy herë më të madhe se gjykatësit kushtetues.
Ju më dëgjuat se çfarë thashë për ta, por këtë nuk mund ta bëjë shteti.
Shteti është i detyruar t’i qëndrojë hierarkisë.
Dhe kjo hierarki përcakton rrogën më të lartë në republikën e Shqipërisë, presidenti i Republikës.
Pastaj tjetri e tjetri me radhë.
Kurse ky vetë ka votuar piramidën, vetë ka votuar në Kushtetutë ligjin.
Ç’po kërkojnë Gjykata e Gjyqtarëve? Të zbatojnë ligjin.
Prandaj dhe unë nuk do isha kurrë në mbështetje të tyre po të mos ishte kjo.
Ky e ka përmbysur piramidën. Ky është përgjegjësi kryesor.
Hajde zgjidhe tani.
Nuk luhet me piramidën e rrogave.
Urdhëro çfarë ndodh tani. Të na thotë pak si do ta zgjidhë?
Ata kanë të drejtën e Zotit, kanë të drejtën e Kushtetutës, kanë të drejtën e ligjit në pretendimin e tyre.
Ndaj dhe ato të zeza që i bëri vendit Edi Rama, ato duhet t’i paguajë një minutë e më parë, të largohet.
Nuk do mbështesja unë kurrë, por unë mbështes të drejtën.
E drejta është që piramida është përmbysur dhe është përmbysur vetëm e vetëm për të paguar një grup mercenarësh për qëllime politike.
Hajde zgjidhe tani.
Hajde zgjidhe.
Prokurori i përgjithshëm merr gjysmën e rrogës së një prokurori në Skap. Shtet është ky?
Leckë është ky, nuk është shtet.
Kur u bëra unë president që ta dish ti. Këshilltari im, meqenëse ishte ushtarak merrte një rrogë 60 përqind më të lartë se unë.
Po, ekzakt.
Kështu që këto janë.

Share it :