Maliqi: SPAK-u nuk e heton Hajdarin se mbrohet nga oligarku Salillari
Ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka komentuar procesin zgjedhor ku u shpreh se sipas tij, fitorja i është vjedhur përmes një skeme shantazhi dhe manipulimi.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri TV, Maliqi tha se kryetari aktual i bashkisë, Kreshnik Hajdari, po keqpërdoret për shkak të interesave korruptive dhe se kjo mbrojtje e mban atë larg rrjetës së SPAK. Sipas Maliqit, Hajdari është i mbrojtur nga oligarku Salillari.
Ai përmendi një rast specifik në lidhje me disa kate ndërtimi pa leje të Salillarit, ku ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kishte kërkuar prishjen e tyre, por më pas, sipas tij, kjo situatë u përdor për të shantazhuar Hajdarin që të punonte për rezultatin zgjedhor.
Maliqi tha se ai ka qenë fituesi i zgjedhjeve në Kuçovë, duke deklaruar se deri në orën 12:00 të drekës së ditës së votimit, ai ishte 462 vota para. Ai akuzon se rezultati u përmbys pas ‘dhunimit’ të rreth 11 kutive të votimit në atë që ai e quan “KZAZ-ja e krimit”.
Për këtë ngjarje, ai thotë se ka bërë një denoncim në SPAK, por shprehet i habitur nga heshtja e këtij institucioni.
Maliqi akuzon për standarde të dyfishta, duke thënë se ndryshe nga raste të tjera ku zyrtarë janë shkarkuar për fshehje të dënimeve, kjo nuk ka ndodhur me Hajdarin.
“Kam qenë i habitur, i shokuar, që SPAK-u nuk ka vepruar deri tani dhe i habitur përsëri sepse besoj që këtë të paaftë në krye të Bashkisë së Kuçovës, që e ka lënë si në gërmadhë dhe si në mesjetë Kuçovën, ku dhe në pamjet filmike, jo vetëm në median tuaj por edhe në shumë media dhe portale të tjera, është dhënë gjendja skandaloze e Kuçovës në fshat dhe në qytet, si asnjë qytet tjetër në Shqipëri, për shkak të abuzimeve të tmerrshme me taksat e qytetarëve.
Por zanafilla e Salillarit ka ndodhur në muajin gusht të 2023-shit, pra dy-tre muaj para shpalljes së kandidaturëve për kryetar bashkie, kur Çuçi i familjes, drejtuesi politik, ish-ministri i Brendshëm në qarkun e Beratit, pra ishte drejtues politik, ish-ministër i Brendshëm, doli aty me Dallandyshe Bicin dhe me ca të tjerë dhe tha që këto dy kate pa leje të Salillarit dhe një kat nën tokë duhet t’i prishnin edhe la një afat.
Ndërkohë që mbas kësaj e shantazhuan, e keqpërdorën duke e futur që të punonte fort në qarkun e Beratit, sidomos në Bashkinë Kuçovë, ku dihej që unë e fitoja dhe e fitova Bashkinë e Kuçovës, pavarësisht se u dhunuan kutitë në KZAZ-në e krimit që e tashmë u prish në muajin dhjetor në mënyrë të fshehtë ditën e Vitit të Ri, ku aty ishte skema e krimit e denoncuar nga ana ime edhe në SPAK, ku u dhunuan gati 11 kuti, megjithëse Çuçi i familjes thotë që kemi dhunuar gjashtë kuti në Kuçovë.
Sepse deri në orën 12:00 të drekës unë isha 462 vota para. Tani, unë i kam bërë disa denoncime. E para njëherë, ky është drejtësia me dy standarde. Në ligjin e dekriminalizimit ju e dini shumë mirë që të gjithë kanë ikur. Kushdo që ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit, çfarëdo që të jetë masa e dënimit… Folësi 2: të gjithë kanë ikur dhe përveç Hajdarit dhe Irenës së famshme që tani tani po merret KLP-ja apo të tjerët, në thonjëza, të keqpërdorur nga politika.
Dhe e mbajti në detyrë Celibashi. Ju e dini që unë e ankimova në KAS dhe KAS-i ia riktheu përsëri Celibashit për shkarkim dhe prokurori i tij, i majmë, Dhori Sollaku e ankimoi vendimin e KAS-it në Gjykatën Administrative dhe Gjykata Administrative, mbas një viti zvarritje, jo leje lindje e me radhë, e nxjerr çështjen gjyqsore në datën me numër 6547 jashtë juridiksionit gjyqësor dhe dërgimin e çështjes për vendimin e shqyrtimit pranë organit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pra, këtë e ka bërë në 6.11.2025-ës. Nga ajo datë e deri më sot, unë nuk jam i interesuar më në KQZ. Pse nuk jam i interesuar? Sepse shumë mirë mund të vej në KQZ, KQZ-ja mund ta lërë përsëri në detyrë, unë e vazhdoj ankimoj në KAS, nga KAS-i në Kolegj Zgjedhor, por nuk më intereson tani”,- ka deklaruar Maliqi.




