Zuri vendin e Fugës, gazetarja Jonida Shehu përfitoi 3 milionë euro tendera publikë përmes burrit Aleksandër Çifligu

Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu i ka dhënë fund përkohësisht angazhimit të saj në televizion pasi është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri, në vend të Endri Fugës. Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Muajt e fundit, zonja Shehu kishte nisur të shfaqej si analiste në televizionin e Familjes Berisha.Teksa shante Edi Ramën nëpër tavolina deri një ditë para se të emërohej këshilltare e tij për mediat, Jonida Shehu rezulton se kishte futur duart prej vitesh në buxhetin e shtetit.Përmes bashkëshortit, Aleksandër Çifligu, pronar dhe administrator i kompanisë Kuadr.com, moderatorja ka marrë mbi 3 milionë euro para publike nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare./Fakte dhe rrethana/ Në tetor të vitit 2017, bashkëshorti i moderatores Jonida Shehu, Aleksandër Çifligu, bashkëshorti i gazetares Ola Xama allias Basjola Pandeli, Ilir Pandeli dhe Dritan Delija (më pas drejtor i Projekteve Strategjike pranë Bashkisë Tiranë) themelojnë kompaninë e reklamave dhe organizimit të eventeve Kuadr.com (L72216039R). Kompania ka si adresë; Rruga Mustafa Matohiti, pallati 7, shkalla 2, kati 8, apartamenti 32. Adresa përkon me adresën e pallatit dhe katit në të cilin banon kreu i PD, Sali Berisha.Si administrator të kompanisë caktojnë bashkëshortin e ish deputetes socialiste Blerina Gjylameti, Kostika Gjylameti. Në shkurt të vitit 2018, Kostika Gjylameti është larguar nga kompania, por ai vijoi të marrë para nga kompania Kuadr.com, të paktën deri në vitin 2022.Pagesat konfirmohen nga deklarata e pasurisë së ish deputetes Gjylameti të vitit 2022, ku Kostika deklaron të ardhura nga kompania Kuadr.com, e cila përfitonte para publike nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria Rama.Në mars të vitit 2019, Aleksandër Çifligu i blen aksionet Dritan Deliajt për 20 mijë lekë. Ka dyshime se Deliaj mund t’i ketë shitur aksionet fiktivisht, pasi më pas shfaqet në poste të rëndësishme publike në degë të qeverisë dhe më pas në degë të Bashkisë së Tiranës.Deri në shkurt të vitit 2019, shumicën e aksioneve në kompaninë Kuadr.com i kishte Ilir Pandeli, bashkëshorti i gazetares Ola Xama allias Basjola Pandeli.Kompania përfitonte para publike nga pushteti qendror dhe lokal. Paratë shkonin në xhepat e bashkëshortëve të gazetares Ola Xama, gazetares Jonida Shehu dhe ish deputetes Blerina Gjylameti, e cila disa ditë më parë është emëruar në krye të AKU.Në 9 shkurt të 2019, Ilir Pandeli ia shet aksionet ortakut Aleksandër Çifligu për 75 mijë lekë.Që nga shkurti i vitit 2019, bashkëshorti i moderatores Jonida Shehu, Aleksandër Çifligu rezulton administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë Kuadr.com. Nga viti 2019, kompania ka përfituar mbi 3 milionë euro publike përmes tenderave nga Bashkia Tiranë dhe degë të qeverisë së Edi Ramës, i cili tashmë do të këshillohet nga zonja Jonida Shehu.Pagesat e fundit, kompania e bashkëshortit të Jonida Shehut rezulton se i ka marrë nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës.

Share it :