Mesazhet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”/ Drejt djegies se afateve

Mesazhet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”/ Drejt djegies se afateve

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të merrte një vendim as këtë të martë, për ankimin e kryeministrit Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas raportimeve, mbledhja ne dhomë këshillimi nuk arriti të prodhonte një vendimmarrje duke e shtyrë sërish çështjen për një seancë tjetër.

Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin për Ballukun, pas seancës publike të mbajtur më 22 janar.

Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj, pasi sipas prokurorisë, lënia e saj e lirë rrezikon prishjen e provave.

Ndërkohë Edi Rama, prej fillimit të çështjes ka dalë në mbrojtje të Ballukut, ndërsa ka sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët. Së fundmi ai i ka dërguar edhe sinjale Gjykatës Kushtetuese, e cila ende nuk ka dalë me një vendim për Ballukun

Share it :