Diella‘ i drejtësisë’/ Meta- Lamallarit: A e di që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor…

‘Diella‘ i drejtësisë’/ Meta- Lamallarit: A e di që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku është i izoluar nga pushteti ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Kuvend.

“A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?”, shkruan Meta. Pastaj ne mesazhin a tij ai shton edhe mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrikë në ambientet e IEVP “Jordan MIsja
Mesazhi

Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës.

Share it :