Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Korrupsioni i zv.kryeministres po mbulohet nga Rama

Imuniteti i Ballukut/ Lubonja: Korrupsioni i zv.kryeministres po mbulohet nga Rama

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në emisionin “News24” zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimi i opozitës.

Lubonja u shpreh se mazhoranca, sipas tij, po përpiqet të mbulojë një skandal të rëndë që lidhet me akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se opozita ndodhet në një kontradiktë mes kërkesës për protesta dhe bojkot institucional, dhe mungesës së një qëndrimi të qëndrueshëm politik.

“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik.

Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkote dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma.

Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra o nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës.

Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK…

Pra a zgjidhet ajo kjo punë mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, tha ai.

Share it :