SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon emërimet e të besuarve të saj
Teksa SPAK pret miratimin e Këshillit të Mandateve për të proceduar me arrestimin e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku vijon të kryejë emërime në poste drejtuese me persona të afërt të saj.
Së fundmi, Artan Shkreli është larguar nga detyra si drejtor i Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmi është bërë publik nga vetë Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka uruar suksese në detyrën e re.
Por, paralelisht me këtë emërim, Balluku kërkon të vendos në krye të Komisionit të Prokurimit Publik një tjetër person të besuar të saj. Sipas raportimeve në media bëhet fjalë për Irma Drobonikun, e cila rezulton të jetë e përfshirë në të paktën dy dosje nën hetim nga SPAK.
Emri i Drobonikut është propozuar së fundmi në Kryeministri si kandidate për kryetare të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), ndërkohë që Balluku këmbëngul për emërimin e saj në këtë post.
Irma Droboniku njihet gjithashtu si lidhje e afërt shoqërore me Viola Haxhiademin (sërish e besuar e Ballukut), e emëruar së fundmi në krye të KESH.




