Blushi debat me Zv/ministren e Drejtësisë te Ligjet: Ndalni trajtimin kriminal të Metës te 313…

Blushi debat me Zv/ministren e Drejtësisë te Ligjet: Ndalni trajtimin kriminal të Metës te 313…

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh se projektligji i paraqitur duhet të tërhiqet menjëherë nga diskutimi, pasi bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ai theksoi se neni 148 i Kushtetutës ia njeh ekskluzivisht Prokurorisë ushtrimin e ndjekjes penale dhe se krijimi i një agjencie tjetër me këto kompetenca përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues

Blushi ngriti gjithashtu shqetësime serioze mbi trajtimin e të paraburgosurve, duke denoncuar në mënyrë të veçantë trajtimin çnjerëzor dhe antiligjor ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në IEPV “Jordan Misja”, si dhe moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe shkeljen e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Deklarata e plotë:

“Unë vijoj të insistoj që ky projektligj duhet të tërhiqet nga diskutimi në këtë Komision, sepse sikundër e theksova edhe në hyrje të fjalës time, ky projektligj shkel me të dyja këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 148, ku sanksionohet se ushtrimi i ndjekjes penale dhe përfaqësimi i akuzës në Republikën e Shqipërisë e ka vetëm Prokuroria dhe asnjë organ tjetër.

Nuk mund të krijoni një agjensi për të ushtruar ndjekjen penale në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht se ju pretendoni se kjo ndjekje do të ushtrohet brenda institucioneve të IEPV-së.

Ndaj pyetja ime e drejtpërdrejtë për Zv. Ministren është:

Si mund të mbroni dhe të prezantoni një projektligj që vjen në kundërshtim me frymën e Kushtetutës?

Në lidhje me cështjen e të burgosurve që u drejtua këtu edhe nga kolegët.

Sigurisht që nuk besoj se kjo agjensi do ti japi fund arratisjes nga burgjet të personave të dënuar, jo për një, por për disa vrasje, sikundër e pamë në rastin e Durrësit.

Ashtu sikundër nuk besoj se krijimi i kësaj agjensie antikushtetuese, e cila mer kompetencat edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, sepse dhe ky projektligj cënon rëndë, në fakt, ligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit për sa kohë që dhe gjurmimi nuk është tagër dhe nuk mund të jetë tagër i asnjë agjensie përvecse një Strukture të Posacme të ngritur me ligj dhe institucioni të pavarur sikundër është Shërbimi Informativ i Shtetit.

Megjithatë, meqënëse ju përmendët gjatë fjalës tuaj mënyrën e trajtimit të të burgosurve dhe që sipas jush ka përmirësime, unë dua të ngre me forcë shqetësimin që prej të paktën 3 – muajsh, ju si Ministri, jeni njohur me një raport shumë serioz të Avokatit të Popullit lidhur me mënyrën cnjerëzore, antiligjore të trajtimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”.

Për fat të keq, nuk ka ende asnjë përgjigje se përse nuk janë zbatuar nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit, lidhur me mënyrën se si ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit po trajtohet në IEPV “Jordan Misja”.

Për më tepër që jo më larg se 3 apo 4 ditë më parë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ju mohua e drejta për tu takuar me Z. Meta dhe për të inspektuar nga afër mënyrën se

si trajtohen të paraburgosurit dhe të burgosurit në këtë IEPV.

Është një situatë e cila nuk mund të tolerohet.

Përse nuk i zbatoni rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe përse vijoni të shkelni Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut?

Pse vijoni të shkelni ligjin për trajtimin e të paraburgosurve?

Për më tepër, dua t’ju jap dhe disa element që mund ti shërbejnë përgjigjes tuaj, fakti që Z. Meta jo vetëm po i ndalohet takimi me deputetë edhe pse ligji e lejon, sikundër e ka konfirmuar edhe Avoakti i Popullit dhe nuk besoj se ka një strukturë, qoftë kjo dhe Drejtoria e Burgjeve, që të mund të ngrihet mbi rekomandimet e Avokatit të Popullit, mbi ligjin dhe mbi Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat i lejojnë deputetët të takohen me personat që ndodhen në paraburgim apo që janë duke vuajtur dënimin.

Dhe për më tepër dua t’ju kujtoj që në rastin e Z. Meta, trajtimi denigrues vijon edhe sa i përket faktit që atij i mohoet edhe e drejta për të dalë në ajrim dy herë në ditë, sikundër u mundësohet dhe I jepet kjo e drejtë të gjithë të paraburgosurve të tjerë.

Pra, përse ky trajtim kriminal ndaj ish-Presidentit të Republikës?

Faleminderit”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.