Berisha: Rama është në rreth të kuq si Vuçiçi, edhe atij i doli Agasi në Beograd!

Berisha: Rama është në rreth të kuq si Vuçiçi, edhe atij i doli Agasi në Beograd!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Rama është në rreth të kuq si Vuçiçi, edhe atij i doli Agasi në Beograd.

Berisha tha se, Top Tuneli po bën propagandë toksike për gazin lotsjellës në protestë.

Berisha: Pra, ishte një javë e mirë për shqiptarët dhe ishte një javë siç e meritonte për narkokracinë dhe Edi Ramën.

Përpiqet me çdo kusht, bën gjithçka për të dalë nga rrethi i kuq.

Por forcë në botë që ta nxjerrë nga rrethi i kuq nuk ka.

E ka krijuar vetë rrethin e kuq ky.

Ky dhe mesa duket edhe sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiç.

Se edhe atij i doli Ergys Agasi.

Agasi i Vuçiçit ishte me pesë tonelata drogë. Nuk ka lidhje me qeverinë, tha, por ai ishte zyrtar shumë i lartë. Ishte njeri i rrethit të tij. Ishte ekzakt si Agasi.

Por, edhe ajo që është gjetur në Beograd, e rëndon edhe këtë, se dihet lidhja e ngushtë e tyre, është lidhje në krim.

Ndaj dhe ne kemi përcaktuar protestën dhe vetëm protestën si rrugën e vetme më kryesore për t’u përballur me këtë regjim.

Data 10 është një ditë tjetër shumë e rëndësishme e kryengritjes paqësore kundër regjimit.

Ju jeni me njerëzit, me takimet, konstatoni se çfarë zemërimi ka për këto qëndrime, dhe këtë zemërim qytetarët do ta shprehin në rrugët, sheshet e Tiranës.

Ndaj dhe kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë dhe total në takime me qytetarë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë.

Në biseda, në sqarime, në debate sepse propaganda toksike e tij është verbuar, është tërbuar.

Ndaj dhe ne duhet t’i kundërvihemi me takime me qytetarët, ku ndër të tjera duhet të denoncojmë me forcë propagandën e turpshme të medieve që paguan, glorifikimin në shkallë ekstreme… e patë ju Top Tuneli falënderonte Ramën që përdori gaz lotsjellës të skaduar, sepse sipas Top Tunelit ky ishte më i dobët se gazi i paskaduar.

A mund të arrijë në këtë nivel një media?

As Enveri dhe Hitleri nuk mund ta çonin në këtë nivel propagandën e vet në këtë nivel që çon ky Top Tunelin të thotë që u bë favor protestuesve se u përdor gaz i skaduar.

Imagjinoni ju se çfarë shpëlarje truri me paratë e vjedhura të qytetarëve u ka bërë Edi Rama medieve që kontrollon?

A mund të shkonte fantazia? Se ato i merr nga zyra e Ramës të gjitha, aty është fabrika e trillimeve, mashtrimeve dhe manipulimeve.

Share it :