Skandal me çmimet e barnave, Ministria e Shëndetësisë duhet të japë llogari

Skandal me çmimet e barnave, Ministria e Shëndetësisë duhet të japë llogari

Nga Bardh SPAHIA

Ndërsa administrata ishte zyrtarisht pushim, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në heshtje të plotë listën e përditësuar të çmimeve të barnave në rrjetin e hapur. Në pamje të parë duket si “punë”, por e vërteta është tronditëse.
Çmimet CIF të barnave të importuara, të publikuara ditën e djeshme (31 janar), rezultojnë të jenë rritur nga 60% deri në 4000% krahasuar me vetëm dy javë më parë, më 16 janar.
Ky nuk mund të jetë një gabim teknik, por është një këmbanë alarmi për abuzim të pastër ndaj jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.
Lista e barnave është publikuar nga një pjesë e konsiderueshmeve e mediave ku barna si:
👉 Cefazolina – rritje rreth 4000%
👉 Metformina – rritje deri 2000%
👉 Ibrance – mbi 1000%
👉 PHESGO – 1357%
👉 REMSIMA – 97%
👉 CYCLOLUX – 62%
Këto rritje skandaloze dhe të pajustifikuara prekin drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Pacientë me kancer, diabet, sëmundje kronike po përballen sot me kosto të papërballueshme për trajtimin e tyre jetik.
Kjo rritje e beftë, pa zhurmë dhe në një dië pushimi, ngre dyshime të forta për abuzim preferencial dhe përfitime për kompani të caktuara. Në një kohë kaq të shkurtër prej vetëm dy javësh, një ndryshim kaq i madh i cmimeve nuk mund të ketë ndodhur për shkaqe të një situate globale të çmimeve të barnave.
Për këtë duhet të japë llogari Ministrja e Shëndetësisë!
Sepse përgjegjësia është DREJTPËRDREJT e Ministres Evis Sala.
Nuk mund të vazhdohet të bëhet propagandë si ish kolegët e saj që tashmë janë në dyert e drejtësisë. Nuk është koha për shëtitje të spitaleve anembanë vendit si turiste mjekësore. Duhet ushtrim real i kompetencave të dikasterit që ka në dorë jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.
Ndaj i kërkoj menjëherë nisjen e një hetim të thelluar administrativ për këtë rast flagrant. Të bërit transparencë të plotë mbi përllogaritjen e çmimeve të barnave dhe marrjen e masave administrative për të ndaluar çdo abuzimi të mundshëm në sektorin farmaceutik.

Share it :