Berisha: Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dosjet e tij!

Berisha: Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dosjet e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dosjet e tij.

Berisha theksoi se, megjithë përpjekjet e tij për të shpëtuar nga akuzat dhe lidhjet me kartelet e drogës, Rama nuk mund të shpëtojë dot nga pasojat e veprimeve të tij.

Berisha: Rama është i tmerruar. Rama po bën gjithçka në botë, po shpenzon dhjetëra e qindra milionë që të dalë nga rrethi i kuq, por Rama nuk del nga rrethi i kuq.

Rama nuk shpëton dot nga lidhjet e tij me kartelet e drogës, të cilat tashmë janë evidentuar. Por duhet t’u them se dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dy doje që rëndojnë si gur të rëndë, si plumb mbi shpatullat dhe trupin e tij sepse ato faktikisht janë dosja Rama.

Pra nuk është dosja e Mirlindës, as e Belindës, dosja është e Ramës dhe Lindës së Surrelit dhe këtu janë problemet themelore.

Prandaj ai është kaq i tronditur, kaq në panik sa edhe fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancën e një harbuti duke mos kontrolluar veten.

Share it :