Tallja me ceshtjen Balluku nuk ka fund/ Peleshi: Më kërkoi Balla ta shtyja mbledhjen e Mandateve!

Tallja me ceshtjen Balluku nuk ka fund/ Peleshi: Më kërkoi Balla ta shtyja mbledhjen e Mandateve!

Zvarritja e imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, ka shkaktuar përplasje mes palëve politike të opozitës dhe mazhorancës.

Prej vitit të kaluar çështja është trajtur ping-pong mes Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Mandateve ku asnjëra prej tyre ende nuk ka dalë me një vendim, teksa anëtarët mundohen t’ja faturojnë njëri-tjetrit duke u munduar të fitojnë më shumë kohë për të besuarën e Ramës.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte, i pyetur nga opozita për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Peleshi tha se mbledhja u shty me kërkesë të Taulant Ballës dhe Bledi Çomos të cilët janë deputetë anëtarë te Mandatet.

Sipas tij mbledhja është shtyrë në përputhje me rregulloren dhe se Mandatet do të shprehen pas Gjykatës Kushtetuese.

“Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje.”, tha Peleshi.

Kujtojmë se dje u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve, në një datë të pacaktuar, derisa të jepet vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit u mblodh të martën por sërish nuk doli me një vendim për numrin dy të qeverisë Rama. Prej vitit të kaluar procesi ndaj saj është zvarritur, ndërsa SPAK kërkon arrestimin me argumentin se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat.

Share it :