Cakrani për Ramën: Po vjedh historinë dhe shpërfill meritat e shpëtimit të Hebrenjve për të marrë merita politike

Cakrani për Ramën: Po vjedh historinë dhe shpërfill meritat e shpëtimit të Hebrenjve për të marrë merita politike

Avokati ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po tenton të “vjedhë” dhe të përvetësojë historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore për merita politike.

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” me Flavio Qarri, ka akuzuar me tone të ashpra Kryeministrin Edi Rama për përvetësimin e historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Cakrani theksoi se Rama, përveç se ka vjedhur çdo gjë në këtë vend, tani po tenton të vjedhë dhe historinë, duke manipulur ngjarjet dhe duke marrë merita për një akt humanitar që i përkiste figurave të tjera historike, si Mbretit Zog, Mehdi Frashërit, Bib Kol Mirakajt dhe paraardhësit të tij, Kadri Cakranit
Avokati theksoi se historia është e dokumentuar dhe e njohur botërisht, duke i referuar dokumenteve të Yad Vashem dhe dekoratave të Senatit Amerikan për Kadri Cakranin, si dëshmi për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve. Cakrani e cilësoi veprimin e Ramës si një “palaço kryeministër” që, nën maskën e kujdesit për historinë, po përpiqet të krijojë një imazh të rremë dhe të shfrytëzojë këtë tragjedi për interesat e tij politikë.

Pjesë nga deklarata:

Problemi është se Rama, përveç se ka vjedhur çdo gjë në këtë vend, tani vjedh dhe historinë. Sepse ajo historia e shpëtimit të hebrenjve është një histori tashmë që ka dalë në dritë, këto të paktën këto 20 vitet e fundit dhe nuk ka më nevojë fare që Rama me shokë të fillojnë të ta vjedhin, sepse dihet shpëtimi i hebrenjve që nga mbreti Zog, më pas pastaj në kohën kur ka drejtuar këtu qeveritë e mëpasshme pas tij dhe roli që ka pasur Mehdi Frashëri si kryeministër dhe ministri i Brendshëm i kohës, Bib Kol Mirakaj, dhe pastaj deri në Berat ku ata u mblodhën aty, pra në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Së fundmi ka dalë edhe që Kadri Cakrani, si komandant i përgjithshëm i Ballit Kombëtar, atëherë i mori, i strehoi, pastaj i mori përsëri dhe i çoi në zonat dhe pronat e veta që i sistemoi ata.

E s’ka gjë fare komunistët përfshirë, por këta, si çdo gjë që të vjedhin, të vjedhin pronat, të vjedhin pasurinë, të vjedhin çdo gjë, të vjedhin, të vjedhin dhe meritat historike. Dhe turpi i madh i këtij palaços kryeministër është që ky dje nuk arriti dot të përmendte emrat e personave, personazheve, pra të qeverisë që këta e quajnë qeveri kolaboracioniste e kështu me radhë dhe atyre pastaj, më pas, atyre që këta i quajnë tradhtarë, Balli Kombëtar e kështu me radhë. Edhe personazhet, emrat dhe nuk arriti dot, sepse ti e di që këta kanë atë kompleksin e inferioritetit.

Izraeli i ka përmendur sepse, Flavio, ne i kemi çuar ato në gjendjen në Yad Vashem, gjithë kjo histori humanitare, e jashtëzakonshme, dhe gjendet sot në muzeun Yad Vashem dhe ne, unë kam shkuar atje, madje ata më kanë vlerësuar, sepse edhe një nga fëmijët e mi ma kanë shkolluar në Izrael dhe kanë një vlerësim. Edhe më pas pastaj, Senati Amerikan, besoj se ja ku janë dhe këto dokumentat ku Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që Kadri Cakranin ta dekorojë. Është dekorata më e lartë që mund të ketë marrë ndonjë shqiptar në Senat e kështu me radhë dhe Kongresi gjithashtu, pastaj Illinois, pra, guvernatori i Illinois. Edhe kjo është ai dokumenti, ajo pak më parë, është që në Yad Vashem gjendet gjithë kjo histori humanitare që është zbardhur tashmë dhe nuk ka nevojë fare që zoti Rama. Dhe fakti që është Senati amerikan në 2013-ën dhe Kongresi, por edhe i gjithë shteti i Illinois e ka shpallur ditë deri dita 11 nëntor, dita Kadri Cakrani, për shkak të shpëtimit të hebrenjve, akt humanitar i jashtëzakonshëm, sepse Schindler, besoj e keni parë, shpëtoi disa dhe ai filmi i famshëm që ka marrë. Po kjo është, këta nuk e kanë përmendur, sepse këta e kanë quajtur normalitet shpëtimin.

Pra, nuk e kanë përmendur që këta, shiko, ne duhet ta bëjmë këtë që të marrim merita. Shiko, siç e bën ky palaçua kryeministër, kryetari i organizatës që shkon tani dhe merr meritat e familjeve dhe personazheve që kanë shpëtuar hebrenjtë dhe ata nuk i bënë për merita, ata e bënë thjesht sepse duhej bërë, duhej shpëtuar këta, pavarësisht se ç’gjobë… Ishte gjë e duhur. Ishte… po shiko, është akt humanitar mor dhe nuk përmendet o Flavio. Dhe këta tani shkojnë aty, marrin meritat. Dhe ky është palaçollëku më i madh i një vendi, jo vetëm këta, po janë dhe italianët, 7500 ushtarë italianë dhe këto janë të dokumentuara. Problemi qëndron që këta shkojnë marrin meritat. Dhe kjo është ajo që të bën që ti të kesh një farë ndjenje, si i thonë asaj, jo urrejtje, por të fillosh… Neverie. Neverie për kryeministrin e vendit tënd që tregohet palaço dhe nuk arrin dot të përmendi emrat edhe të përmendi si kanë shpëtuar këta, kush i shpëtoi… Po historia e gjithëve bashkë, me të mirë e të keq. Po pra, pikërisht. Tani ata, vërtet që ata e bënë atë, nuk kishin asnjë lloj interesi në ato kohëra e kështu me radhë. Paska patur interes pas 70 e ca vitesh Edi Rama që të shkojë atje me Ramiz Alinë. Thotë pra, duan ta transfigurojnë përsëri këtë historinë që nga Mehdi Frashëri kryeministri, Ka Kol Bib Mirakaj dhe deri tek Kadri Cakrani në Berat. Pra, duan ta fshijnë që historia janë vetëm këta dhe të tjerët në këtë vend nuk ka tjetër. Dhe kjo është që të fillon pastaj ajo neveria dhe të duket vetja që, domethënë i pafuqishëm, jo i pafuqishëm po të duket vetja që ti fillon tani kujton, jo po ti i kujton atyre tani aktet humanitare, se të parët e mi kur e bënë, nuk e bënë për të kujtuar, sepse ai ishte në SHBA, nuk kërkoi asnjëherë vlerësim e kështu me radhë.

Pas vdekjes, pa dyshim ata i dhanë vlerësimin e kështu me radhë, pasi bënë dhe hetimet, kuptohet, sepse verifikohen dhe të gjitha me radhë dhe e dini ju që unë për t’i çuar në Yad Vashem ato dokumentat, kanë kaluar një, kanë kaluar një ekzaminim të jashtëzakshëm dhe pastaj u pranuan ato se nuk ishte aq… u çertifikuan dhe më dërguan dhe çertifikatën thonë, urdhëro, në filan kasetë, filan numër, se atje janë miliona, nuk është se është një e dy histori, kuptohet? Shpëtimi. Dhe unë kur shkoj atje, e kam atë, të, pra e kam këtë numër dhe këtë kasetë ku mundet t’i gjej ato e kështu me radhë. Kështu që, zoti Rama shkon për të marrë merita, por nuk shkon kurrë të shkojë në Yad Vashem edhe ta shikoj historinë.

Share it :