Malltezi: Gjyqi, përndjekje politike! Prokurorët e kapur falsifikuan dokumentet, kam 180 faqe material

Malltezi: Gjyqi, përndjekje politike! Prokurorët e kapur falsifikuan dokumentet, kam 180 faqe material

Në GJKKO vijon seanca për shqyrtimin në themel të dosjes ‘Partizani’ ku Jamarbër Malltezi ka vënë në dispozicion të gjykatës një hartë të Tiranës të vitit 1937 ku pasqyrohet qartë prona e familjes Begeja, trashëgimtar i të cilës është.

Malltezi tha se po gjykohet për tokën që e ka trashëguar nga të parët dhe jo për parqe publike siç vjedh Edi Rama qindra milionë euro.

Ne jemi për pronën e të parëve tanë, nga e cila nuk na është kthyer as 5.5%. Më pak se 5.5%. 95% e tokës po e vjedh Edi Rama” tha Malltezi në një prononcim për median jashtë gjykatës duke treguar si provë dhe hartat e Tiranës.

Zoti është me durimtarët. Siç mund ta shikoni, kemi një hartë të Tiranës së 37-ës. Dhe e bukura është që toka e familjes Begeja, themeluese e Tiranës, pasqyrohet dhe në këtë hartë dhe ja ku ka formën e saj. Pra dhe te harta e para 90 viteve, toka e Begejave aty është. E bukura është që ne jemi në gjyq, pronarët legjitimë, Xhimi Begeja, brezi i tretë dhe unë, brezi i katërt i Begejave, për tokën tonë, jo për tokë të tjetër, jo për parqe publike siç vjedh Edi Rama qindra milionë euro.
Ne jemi për pronën e të parëve tanë, nga e cila nuk na është kthyer as 5.5%. Më pak se 5.5%. 95% e tokës po e vjedh Edi Rama.

E ndërsa ai po gjykohet për pronën e trashëguar, Malltezi u kujtoi gazetarëve vendimin e dhënë vetëm para pak ditësh nga Rama në favor të vëllait të tij, Olsi Rama.

Të kemi parasysh që Edi Rama vetëm para pak ditësh ka nxjerrë VKM-në e dytë që vjedh për të vëllain e tij edhe 12.600 m² të tjerë katrorë.
Malltezi akuzoi prokurorët se kanë falsifikuar dokumente zyrtare në të paktën 30 raste, duke gënjyer dhe manipuluar faktet dhe se nuk veprojnë kur bëhet fjalë për VKM-të personale të Ramës, të cilat favorizojnë kompaninë e vëllait të tij apo Carlo Bollinos. P

Për këtë Malltezi njoftoi se do t’u vërë në dispozicion mediave një dosje me mbi 180 faqe, ku përfshihen mbi 100 faqe me foto që demonstrojnë falsifikimet e kryera nga prokurorët.

“Të kemi parasysh që prokurorët kanë falsifikuar 30, të paktën mbi 30 vende. Pra, kanë gënjyer dhe kanë falsifikuar në dokument zyrtar mbi 30 vende. Po për fat të keq, këto prokurorë nuk ndihen kur Edi Rama me VKM personale vjedh toka për kompaninë e të vëllait të tij.

Ky është jo thjesht një gjyq politik, por është një nënshtrim i drejtësisë, është një përndjekje politike, me të cilët neve dhe çdo shqiptar, unë besoj, vetëm e nderon po të përballet me me dhunimin e shtetit ligjor dhe të përballet me me ato që falsifikojnë dokumenta.

Ju ftoj të jeni prezent, në radhë, nuk e di a do lejohet apo jo, po gjithsesi materialin do e përgatisim në PDF për t’jua dhënë juve.

Kemi material me mbi 180 faqe në të cilën mbi 100 faqe janë foto, të cilët demonstrojnë falsifikimin e informacioneve nga prokurorë të kapur në gënjeshtër dhe mosveprimin kur i del që VKM personale ka nënshkruar Edi Rama dy për të vëllain e vet, katër për Carlo Bollinon e kështu me radhë.”
Seanca u ndërpre për 30 minuta dhe Malltezi sqaroi çfarë do ndodhë më pas.

Në seancë kemi një një pauzë tani gjysmë ore dhe do vijojmë prapë. Po flasin avokatët e mi. Nuk e di, besoj do do filloj të flas unë më pas, mbasdite, nuk e di nga ora 3:00, ose në seancën e radhës.”

Share it :