Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë”, Mediu: Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë

Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë”, Mediu: Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë

Fatmir Mediu, në deklarata për A2CNN para nisjes së protestës së opozitës, deklaroi se Edi Rama nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk besoj çdo marrëzi që thotë Edi Rama. Unë nuk mohoj mundësinë që Edi Rama të takojë Presidentin amerikan, sepse është kryeministri i vendit. Por, çështja është që çfarë diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur vetëm dy vizita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kanë qenë të zotit Sali Berisha kur ka qenë President. Dhe vizita më e rëndësishme amerikane në Shqipëri ka qenë ajo e Presidentit George Ë. Bush, po në takim me zotin Berisha”, tha Mediu.

Sipas tij, “çdo lloj personalizimi i marrëdhënies me SHBA-në është e ulët dhe e pavlerë për shqiptarët”.

Share it :