Ndoja: PD shkon e motivuar në protestën e 24 janarit, do të jetë më e madhe dhe…

Ndoja: PD shkon e motivuar në protestën e 24 janarit, do të jetë më e madhe dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, me moderator Flavio Qarri, deklaroi se opozita shkon e motivuar në protestën e 24 janarit, me synimin për të denoncuar publikisht faktet që, sipas tij, tregojnë dështimet e qeverisjes së PS-së dhe pasojat e rënda që zgjedhjet e 11 majit i kanë sjellë vendit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik e të imazhit ndërkombëtar.

Ndoja theksoi se PD është më e organizuar se më parë, në kuadër të procesit të analizës zgjedhore dhe komunikimit me strukturat e saj, duke garantuar se protesta do të ketë pjesëmarrje më të madhe qytetare dhe do të zhvillohet pa dhunë, në përputhje me parimet konservatore të së djathtës.

ARJAN NDOJA: PD në këtë 24 janar shkon e motivuar për të bërë një protestë popullore. E para, për të treguar të gjitha ato fakte që publikisht edhe ju si media keni treguar por edhe aktorë të tjerë të politikës shqiptare jo vetëm ata që janë me ne por edhe ata që janë të pavarur, kanë demonstruar gjatë gjithë kësaj kohe, gjatë qeverisjes së PS por sidomos edhe pas zgjedhjeve të 11 Majit, të cilat i sjellin një kosto të pariparueshme vendit tonë, nga pikëpamja ekonomike. Nga pikëpamja politike, imazhi që i krijohet shtetit.

Nga pikëpamja organizative, Partia Demokratike shkon më e organizuar për shkak edhe të një rrethane objektive pasi ne jemi në një proces analize për zgjedhjet e 11 Majit dhe takimi me strukturat por edhe me simpatizantët por dhe me mbështetësit.

Protesta e radhës do jetë edhe më e mirë se ajo që u bë me një numër më të madh edhe do ketë reagim qytetar, në këndvështrimin tim.

Edhe kryetari i PD, por edhe vetë PD është parti konservatore e cila nuk e ka në psikologjinë e saj konceptin e dhunës. Zakonisht, mënyra e imponimit, sundimit të një qeverie apo të një mazhorance të caktuar nëpërmjet instrumenteve shtrëngues të ligjit, siç janë Kodi Penal Represiv, ligji për konfliktet e interesit, këto që po bëjnë këta, ose që i kaluan dje…është psikologjia e dhunës që i përket të majtëve, ndërkohë që të djathtët kanë një psikologji tjetër.

Janë tre parimet bazë që kanë: Besimi në Zot; prona private dhe pjesa që tjetër që është familja.

Share it :