Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin 11.6 mln lekë kompanisë “Mektrin Motors”, burrit të Emirjana Sakos”

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet në bashkinë e Durrësit dhe thekson se përmbytjet janë pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në bashkinë e drejtuara nga Emirjana Sako.

“Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë. Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard. Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.

Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.

Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.”- shprehet zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

PD deklaron se, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.

Vangjeli shpjegon se, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., ku pronare e rëndësishme është edhe Bashkia Durrës, këtë javë ka shpallur fituese në një procedurë prokurimi kompaninë ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., një kompani e lidhur drejtpërdrejt me familjen e kryetares së bashkisë. Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.

Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh. Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.

Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.

“Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura. JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit. Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.”– shprehet më tej Vangjeli.

PD thekson se Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen. Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.

“Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.”- përfundon Vangjeli.

Share it :