Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet pas përfundimit të luftës. Në këtë kontekst hyri SIGAL, kompania pionere e sigurimeve private nga Shqipëria, me misionin që liria të shoqërohej nga siguria financiare.

Më 23 tetor 2003, SIGAL filloi të siguronte investimet më të rëndësishme të familjeve kosovare, duke sjellë një frymë optimizmi dhe stabiliteti në treg.

Përparim Drini, drejtor i Përgjithshëm i SIGAL Kosovës, tregon: “Në fillim ofruam kryesisht produktet bazë të sigurimeve jojetë, duke u zgjeruar gradualisht edhe në sigurimet e jetës, pasurisë, shëndetit dhe për biznese të mëdha. Prania e investitorëve të huaj, si fondi amerikan i investimeve dhe më pas UNIQA si investitor strategjik për rreth 17 vjet, ndikoi drejtpërdrejt në rritjen profesionale, teknike dhe financiare të SIGAL, duke e pozicionuar si lider në tregun e Kosovës.

SIGAL operon në Kosovë me dy kompani: sigurimet jojetë (2003) dhe sigurimet e jetës (licencuar në 2011). Për më shumë se dy dekada, kompania ka ndërtuar një strukturë serioze, të qëndrueshme dhe të besueshme, pjesë e SIGAL Insurance Group, një nga grupet më të mëdha rajonale të sigurimeve.

Pozitat dhe garancitë në treg

Sot, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, SIGAL zotëron 15.53% të tregut total të sigurimeve, 45% të tregut të sigurimeve të jetës dhe 14.08% në sigurimet jojetë, duke mbajtur praktikisht pjesën më të madhe të tregut me mbi 10 operatorë.

SIGAL është e shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës me mbi 50 zyra dhe 300 punonjës, duke ofruar të gjitha produktet e sigurimeve për biznese, banka, projekte energjetike dhe infrastrukturore.

Në vitin 2025, kompania arriti normën më të lartë të sigurimeve vullnetare, 55.59% të totalit të kontratave.

Për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të garantuar çdolloj produkti dhe kontratë sigurimi, SIGAL Kosova pagoi mbi 3 milionë euro vetëm për kontratat e risigurimit në vitin 2025 me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare si Swiss Re, Munich Re dhe Hannover Re.

Pagesat e dëmeve

Pagesa e dëmeve me korrektesë, në përputhje me ligjin dhe kontratat mes palëve dhe në kohë rekord, është pjesë thelbësore e filozofisë së kompanisë. Vetëm në vitin 2025, SIGAL pagoi mbi 14 milionë euro për sigurimet jetë dhe jojetë, ndërsa në 22 vitet e fundit mbi 120 milionë euro në total janë paguar si dëme në tregun e Kosovës.

Shembulli i fabrikës “Plastika” në mars 2024 tregon përkushtimin e SIGAL: “Pas zjarrit, SIGAL ishte menjëherë pranë nesh. Pa ndihmën e tyre, rifillimi nga zero do të ishte i pamundur,”  tregoi drejtori i fabrikës “Plastika” Arjan Shabani përpara kamerave.

Përthithja e burimeve njerëzore

SIGAL investon në njerëzit e vet, duke tërhequr talentet e reja dhe duke u kultivuar profesionalizmin dhe përgjegjësinë.

Gazmend Husaj, drejtor i degës Pejë, thotë: “Këtu mësohet serioziteti dhe përgjegjësia ndaj klientit.”

Ilir Begu, drejtor i degës Prishtinë, dhe Gentjana Kqiku Kryeziu nga dega Gjilan, nënvizojnë rëndësinë e këshillimit profesional dhe trajtimit korrekt për klientët, veçanërisht në momentet kritike.

“Momenti kur klientët të falënderojnë, sepse i ke orientuar drejt një produkti të dobishëm sigurimi është momenti më i bukur në punë”, sipas z. Begu.

Përgjegjësia social-kulturore

SIGAL ka kontribuar në sport, kulturë, edukim dhe mjedis, duke mbështetur mbi të gjitha basketbollin dhe kinematografinë kosovare.

Klubi i basketbollit SIGAL Prishtina është sponsor kryesor për më shumë se 20 vjet, me mbështetje miliona eurosh, duke fituar 40 tituj, 3 ndërkombëtarë dhe pjesëmarrje të rregullt në kupat evropiane.

Blerand Stavileci, president i klubit, thekson: “Sukseset e Prishtinës, me pothuajse 80% të trofeve që mbajnë emrin SIGAL, tregojnë lidhjen e fuqishme dhe kontributin domethënës të kompanisë për qytetin. Nëse do të rendisnim faktorët që kanë ndikuar në këto rezultate, shumica do të përmendnin emrin SIGAL.”

SIGAL Insurance Group

SIGAL Kosova është pjesë e SIGAL Insurance Group, që operon në 3 vende me 8 kompani, mbi 2,000 punonjës dhe rrjet partnerësh global.

Synimi strategjik deri në vitin 2030 është që çdo familje në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë të paktën një produkt sigurimi, përmes digjitalizimit, thjeshtimit të procedurave dhe ofrimit të produkteve me kosto të përballueshme si dhe me kombinime përfituese për klientin.

“Sigal është këtu për të mbrojtur jetën, pasurinë dhe gjithçka që qytetarët kanë ndërtuar,”përfundon z. Drini.

Share it :