Gra dhe ligje
Nga Elona Caslli
Dy gra, dy botë të ndryshme, por përballë ligjeve të njëjta që kanë zbatim të përveçëm për secilën grua.
Gruaja e parë hiqet nga puna jo për vjedhje, për ryshfet, apo për veprime të turpshme në zyrat e institucionit. Hiqet nga puna se refuzoi t’i bindej udhëzimeve poshtëruese të një patronazhisteje të emëruar Drejtoreshë. Gjykata, gruas së parë, i njeh veç të drejtën e dëmshpërblimit, por jo rikthimin në vendin e punës.
Gruaja e dytë është zv.kryeministre. Është zyrtarisht e pandehur nga SPAK dhe taksapaguesit kanë lexuar me sytë e tyre komunikimet e zv.kryeministres me vartësin e saj mbi pazaret për tenderat dhe leksikun e pasur të zv.kryeministres teksa jepte udhëzimet.
Gruaja e parë ka një apartament.
Zv.kryeministrja ka plot 324 apartamente dhe akuzohet për zhdukjen e 50 milionë eurove.
Gruaja e parë apelon vendimin e padrejtë të gjykatës për t’u rikthyer në punë.
Zv.kryeministrja vazhdon të punojë dhe të zhvatë taksat e shqiptarëve ,ndonëse duhet të jetë në qeli.
Post Scriptum- Në këtë situatë gjen vend shprehja” Ligji zbatohet për armiqtë. Interpretimi i tij është për miqtë”.




