Shkullaku: Afera ‘Smart City’ projekti më skandaloz, do jenë aty 4 elektricistë që do kontrollojnë kamerat

Shkullaku: Afera ‘Smart City’ projekti më skandaloz, do jenë aty 4 elektricistë që do kontrollojnë kamerat

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, e cilësoi intervistën e katërt të Arben Ahmetajt si më të mirën, më të strukturuarën dhe më konkrete, duke theksuar se denoncimet e bëra prej tij janë lehtësisht të verifikueshme edhe nga një reporter i thjeshtë.

Ai pranoi se fillimisht kishte pasur dyshime, por zhvillimet dhe faktet e mëvonshme i kanë bërë akuzat gjithnjë e më të besueshme

Sipas Shkullakut, përgjegjësia politike është thelbësore, pasi Ahmetaj nuk flet si analist apo vëzhgues, por si ish-numri dy i qeverisë dhe ish-ministër i Financave, i përfshirë drejtpërdrejt në projektet madhore të shtetit. Ai theksoi se, ekonomia shqiptare, sipas këtyre dëshmive, rezulton e kriminalizuar dhe se projekte si kanabizimi, inceneratorët, AKSHI dhe tenderë të mëdhenj janë përdorur për blerje votash dhe përfitime personale

Skandali më i rëndë, sipas Shkullakut, është projekti ‘Smart City’, si nga pikëpamja financiare ashtu edhe nga ajo e sigurisë kombëtare, pasi përfshin shpenzime shumë të larta dhe rrezikon të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Ai e cilësoi këtë projekt si simbol të abuzimit me fondet publike dhe të mungesës së përgjegjësisë politike, duke theksuar se një pjesë e madhe e akuzave tashmë po verifikohen një e nga një.

‘Intervista e katër e Arben Ahmetajt ishte më e mira, mendoj unë, më e strukturuara, më konkretja dhe me afera që jo një prokuror, por edhe një reporter i thjeshtë, mund t’i ndjekë dhe t’i verifikojë shumë lehtë. Thashë ky gjykim mund të vijë dhe për faktin që, me thënë të drejtën, edhe te të parat ka pasur një dozë mosbesimi.

Unë vetë personalisht e kam pasur sepse nuk mu duk normale që ta vjedhin 50 milionë euro me një takim në Stamboll të Ramës me kompaninë turke që mori tenderin. Duket e pabesueshme që ai që Arben Ahmetaj e quajti koordinator të krimit shkonte në zyrën e Ramës. Duket e pabesueshme që një përfaqësues i kartelit Sinaloa të takohet me kryeministrin e vendit.

Po prapë shumë afera të tjera tani, se janë bërë aq shumë sa dhe kur Departamenti i Thesarit e shpalli këtë personin në fjalë, Luftar Hysën, si e kishte, dhe familjen e tij organizatë kriminale, terroriste, ku di unë çfarë e shpalli të narkotrafikut ndërkombëtar, atëherë thua, si ka mundësi që Edi Rama vazhdon të jetë akoma në detyrë?

E ka pritur në zyrë një gjë të tillë, imagjinoni. Kryeministri i një vendi pret një përfaqësues të një karteli të shpallur si të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe si mund të rrish në zyrë kur e ke pritur dhe kur ke gënjyer publikisht? Njëri thotë ka ardhur për libër, njëri thotë ka ardhur dhe donte licencë kazinoje.

Pra, ka një përgjegjësi politike them unë, se ti nesër mund të mos ikësh në burg dhe po të të kapin gruan ose vëllain, nuk ka problem, po po them, logjika politike tregon, ore, mirë, këtë nuk e dije. Po Ervis Agasi? Ç’punë kishte Ervis Agasi në zyrën e kryeministrit?

Ç’punë kishte Ervis Agasi të shoqëronte kryeministrin krah Astrit Avdylaj apo në Abu Dhabi ku kanë qenë? Dhe ç’punë kishte gjithë elita qeverisëse që paguhet nga taksat tona, të paraqiste dhe të raportonte te zyra e Ervis Agasit?

Pra, kur i dëgjova këto fillimisht nga Arben Ahmetaj, sigurisht që thoshe ky ose do ta bëjë të tmerrshme situatën për interesa të veta ose ka lajthitur. Kështu që, mbasi këto kanë ndodhur, mbasi ne i kemi parë me sytë tanë se si janë vërtetuar një nga një, jo thjesht dyshimet tona, po denoncimi i njeriut që ka qenë numri dy i qeverisë, dhe ne këtë e harrojmë.

Pra, Arben Ahmetaj nuk flet në cilësinë e një vëzhguesi apo në cilësinë e një analisti, apo investigatori. Ahmetaj flet në cilësinë e numrit dy të qeverisë shqiptare. Ka drejtuar Ministrinë e Financave, ka drejtuar projekte të mëdhaja dhe thotë që ekonomia shqiptare është e kriminalizuar.

Projekti i kanabizimit të Shqipërisë ka qenë projekt i Edi Ramës për të marrë zgjedhjet. Inceneratorët kanë qenë projekt i Edi Ramës për të blerë vota.

AKSHI është projekt i oborrit personal të Edi Ramës për të çuar para në shtëpinë e vet dhe për të blerë vota e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto po verifikohen. Ne e pamë se si është bërë tenderi i tunelit të Llogarasë.

Me një telefon, ministrja ka diktuar që nga krijimi i njësisë së prokurimit dhe deri te takimi me fituesin e tenderit, ka diktuar një tender. Tani Arben Ahmetaj thotë ndër të tjera që ai që ka fituar tenderin e supervizimit, ka paguar para për ata që ne i mbajmë me rroga, ministrat dhe kryeministrin.

Pra, përveç lekëve që marrin nga ne, ata merrkan para, hotele, udhëtime, përveç parave kesh, nga biznesmenë të cilët pastaj i qerasin me po prapë me paratë tona. Pra, taksat tona tenderohen për të shkuar atje tek ata të cilët ia kthejnë një pjesë këtyre që kanë në dorë qeverinë. Arben Ahmetaj nxori disa elementë të reja.

Për mua më skandalozi nga pikëpamja financiare por edhe e sigurisë është Smart City. Pra imagjino, po të shikosh parametrat e tenderit, aty janë dhënë 17 milionë euro për mirëmbajtjen e kamerave, katër vitet e para, që kamerat janë të gjitha të reja.

17 milionë kushton mirëmbajtja e rrugës së kombit apo e tunelit të Llogarasë.

Domethënë do jenë 4 elektricistë që do shikojnë punojnë kamerat, s’punojnë kamerat’, tha ndër të tjera Armand Shkullaku në SYRI TV.

Share it :