Do zbulojmë fakte tronditëse’, Cakrani: Meta mbahet në paraburgim pa prova, betejë ligjore për të hequr masat

‘Do zbulojmë fakte tronditëse’, Cakrani: Meta mbahet në paraburgim pa prova, betejë ligjore për të hequr masat

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në deklaratën e tij për mediat theksoi se procesi gjyqësor ndaj presidentit Meta po vuan nga një zvarritje të qëllimshme dhe një menaxhim tërësisht të papërgjegjshëm nga ana e gjykatës dhe prokurorisë. Sipas Cakranit, kjo ka çuar në një situatë të paprecedentë, ku klienti i tij, Ilir Meta, po mbahet në paraburgim pa asnjë provë konkrete që mbështet akuzat ndaj tij.

Avokati theksoi gjithashtu se mungesa e transparencës dhe përdorimi i provave të cunguar janë bërë faktorë që pengojnë drejtësinë dhe po përdoren si mjete politike për të montuar një proces të padrejtë ndaj presidentit Meta. Ai denoncoi gjithashtu mënyrën se si gjykata ka pezulluar afatet pa një kërkesë të tillë nga ana e prokurorisë dhe kërkoi dëmshpërblimin e procesit gjyqësor dhe zëvendësimin e masës për klientin e tij.

Cakrani nënvizoi se, përkundër këtij abuzimi, ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë luftën ligjore për të hequr masat ndaj Ilir Metës, duke kërkuar transparencë dhe hetime të plota mbi këtë çështje që, sipas tij, ka një dimension politik dhe është një përpjekje për të goditur në mënyrë të paligjshme presidentin e Republikës.

Pjesë nga deklarata:

Presidenti, zoti Meta, është këtu për faj të gjykatës, e cila nuk arrin dot të menaxhojë këtë proces gjyqësor. Por dua t’ju shpjegoj një fakt tjetër, që ne kemi kërkuar që në seancën e parë dhe sot madje e ngritëm me kolegun, Zhllima e ka ngritur sot në një kërkesë drejtuar gjykatës, ku i kërkojmë të na sjellë listën e provave nga prokuroria. Prokuroria nuk ka sjellë akoma listën e provave. Kjo është një çmenduri juridike, ku klienti ynë dhe ne të gjithë bashkë nuk njohim provat, pra akuzën reale për presidentin, zotin Meta. Dhe kjo ka qenë e gjithë debati lidhur me seancën e sotme. U shty për arsye, thashë, objektive, sepse mungonte një avokat, ishte një proces tjetër te dosja “Partizani”, por gjithashtu dhe avokati tjetër, zoti Dema, do të njihet me aktet, por nuk është ky problemi kryesor.

Është edhe një diçka tjetër, ku ne në seancën e kaluar i kemi kërkuar të na sillte dëshminë e zotit Hejsek. Ju e dini, zoti Hejsek është personazhi kyç, i cili ka dëshmuar edhe në çështjen e zotit Ismailaj, dhe prokuroria sot ka sjellë në mënyrë të cunguar dëshminë e zotit Hejsek, si përpara prokurorisë së Tiranës në vitin 2014, ashtu edhe përpara gjykatës, ku është pyetur dhe ka dhënë dëshmi të ndryshme në vitin 2014 dhe dëshmi të ndryshme në vitin 2015 apo 2016, kur ka qenë çështja në arbitrazhin në Vjenë. Dhe kjo ka qenë arsyeja që seanca e sotme ka marrë një dinamikë ndryshe dhe ne shpresojmë dhe besojmë që në seancën e ardhshme prokurorët të sjellin dëshmi të plota lidhur me provat dhe jo ashtu siç ata deri më sot nuk kanë sjellë asnjë provë, asnjë fakt, nga të cilët ne kërkojmë për të formuluar për t’i përgjigjur akuzës dhe kërkesës që ata kanë sjellë për kalimin në gjykim.

Shiko, zoti Meta nuk ka ardhur sot në seancë, ka të paktën pesë seanca që ka ardhur dhe është paraqitur përpara gjykatës. Shkaku nuk jemi ne. Sot nuk e ka kërkuar prokuroria pezullimin e afateve, por çuditërisht vetë gjykata i ka pezulluar afatet, që në fakt, kur nuk ka një kërkesë të paktën nga ana e organit të procedurës, gjykata nuk duhet ta marrë një vendim të tillë. Gjithsesi, ne do t’i kundërshtojmë këto vendime në Gjykatën e Apelit, pasi të njihemi me vendimin e arsyetuar të gjykatës. Gjithsesi, zoti Meta, nuk është ky problemi, Fatjon. Ne kemi kërkuar edhe zëvendësimin e masës, ka qenë një nga arsyet që kemi ngritur: zvarritja e procesit gjyqësor. Zvarritja e procesit gjyqësor rëndon mbi personin e arrestuar dhe vendimet e shumta të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e kanë saktësuar këtë moment procedural.

Ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë gjykatës që vepron si Koçi Xoxeja në ’45-ën, duke marrë vendime ekstra-ligjore. Ne nuk e ndalojmë dot çmendurinë e Irena Gjokës me shokë e me shoqe që marrin vendime që janë në kundërshtim edhe me rrethanat e faktit, sepse rrethanat e faktit janë të tilla. Zvarritja e procesit gjyqësor nuk vjen prej zotit Meta, vjen prej mosorganizimit dhe mosfunksionimit nga ana e prokurorisë dhe gjykatës dhe mosmenaxhimit të tyre të procesit gjyqësor. Dhe kështu, zoti Meta nuk ka pse të rrijë në paraburgim për faj të dikujt tjetër, sepse është i vetmi i cili është në paraburgim dhe po vuan afatet e pezullimit. Po, këto nuk na ndalojnë të vazhdojmë betejën tonë për zëvendësimin e masës së sigurimit. Dhe ju e dini, kemi bërë kërkesën, u rrëzua dhe sot, me këtë ditë, kanë kaluar të gjithë afatet, afati pesëditor dhe zonja Gjoka nuk di si ta arsyetojë rrëzimin e kërkesës tonë për zëvendësimin e masës.

Tani, ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë çmendurisë së gjykatave që janë kthyer në toka të kuqe të pushkatimit. Ky është, kjo është e gjitha, Fatjon. Ne vazhdojmë, jemi në betejë. Kur të… ne do ta fitojmë këtë gjë. Ne, shiko, unë e kam thënë, zoti Meta së shpejti do të jetë jashtë. Jo, jo për vullnetin e këtyre. Anila, mos më shiko, jo për vullnetin e këtyre. Ky do të jetë jashtë për vullnetin, sepse avokati Cakrani, duke qenë dhe Bej, do ta nxjerrë.

Ne nuk kemi datë akoma për Gjykatën Kushtetuese. Në momentin që do të njoftohet, padyshim te faqja e Gjykatës, ju jeni gazetarë të terrenit dhe gazetarë të cilët kërkoni dhe i gjeni datat. Padyshim, edhe ne do ta… do t’jua njoftojmë. Ne pasnesër, në orën 10:00, kemi një konferencë për shtyp, bashkë me kolegun, zoti Zhllima, dhe do të japim ca detaje të reja të panjohura për ju përsa i përket çështjes së zotit Meta. Dhe kështu që ju ftoj pasnesër, ditën e mërkurë, ora 10:00, që të ndiqni konferencën për shtyp. Do të dëgjoni detaje të padëgjuara më parë, për të cilat madje edhe do të tronditet edhe publiku dhe kështu me radhë. Kështu që unë po e lë këtë të hapur, që t’i bëni një pyetje. Ka ndryshuar, ka ndryshuar rrethana, ka ndryshuar detaje, ka ndryshuar dëshmi. Pra, i gjithë ky proces i montuar politikisht, ne do ta zhbëjmë, sepse është detyra jonë si avokatë që ta zhbëjmë këtë me prova, me fakte, padyshim jo politikisht. Natyrisht, në anën juridike. Në proceset politike është vështirë t’i çmontojmë me mjete juridike, po ne do të vazhdojmë. Dhe pasnesër, për këtë arsye, kemi një konferencë për shtyp, të cilën do t’i japim me detaje dhe do të përgjigjemi çdo pyetje të gazetarëve përsa i përket çështjes së presidentit, zotit Meta. Po, ka ardhur rrethana të reja për të ndryshuar dhe për të zëvendësuar masën ndaj Ilir Metës. Për zotin Meta ka çdo ditë rrethana të reja. Një ndër këto, një ndër këto, një ndër këto janë provat e reja që kanë dalë tashmë, që zoti Meta nuk ka asnjë lidhje as me ÇEZ-DIA-n, as me lobimin dhe as me asgjë tjetër përsa i përket pasurisë. Kështu që nuk ka asnjë dyshim që ne, shiko, ne sot jemi në një moment procedural shumë të vështirë për t’u bërë publike ju provat. Sepse kemi firmosur që mos të nxjerrim akte procedurale të cilat i disponojmë dhe kemi firmosur që ato mos të dalin derisa çështja të kalojë në themel. Në momentin, në një moment të dytë, të jeni të sigurt, që do t’i keni të gjitha aktet e zotit Meta, të 70,000 faqet.

Share it :