Ahmetaj: Ende s’keni parë skemën ‘5ER’ të plaçkitjes së Shqipërisë. Agaçi koordinator i korrupsionit
Duke folur për skemat korruptive të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj u shpreh se, shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ (5 Edi Rama) që ka zhvatur shqiptarët.
Sipas Ahmetaj, sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi është koordinatori i korrupsionit në qeverinë Rama.
Çim Peka: Akoma po, po Engjëll Agaçi ishte i katërti?
Arben Ahmetaj: Si?
Çim Peka: Engjëll Agaçi ishte emri i katërt?
Arben Ahmetaj: Po do vijmë ore.
Çim Peka: Koordinator i korrupsionit?
Arben Ahmetaj: Pse po bëhesh? Të bëhesh. Po neni i llogarisë në Itali, unë nuk e bëj dot, ta përmend sepse i kam thënë të gjitha, edhe ai Rama e ka pranuar të gjitha.
Çim Peka: Që ka qenë takim, që e ka kontaktuar, që e ka ofruar.
Arben Ahmetaj: Patjetër mo, e pranoi. Po i ke SMS që ka, jepja këtij, jepja atij, bëja këtij, bëja atij, domethënë. Tashi, do ndalojë së drejtuari më Altin Dumanit? Nuk ke drejtoje më Altin Dumanit. Altin Dumani, dëmin që ka ndodhur në orën e tij, është diku ke 14-15 miliardë. Dakord? Tashi do shohim çfarë do ndodhi. Po për turp tuaj vazhdoni merreni me mua ore, merreni me Kelis. Po. Se çfarë do merrni më? Po, po, siç i thotë edhe ajo zonja do të çojë te vendi i, më falni shqiptarët. Pra, po AKSHI-i? AKSHI-i është maja e ajsbergut. Maja e ajsbergut. Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut.
Çim Peka: Jo jo, sa ka lënë ujë, jo, ju, ju thoni sa ajsberg, ka një ajsberg.
Arben Ahmetaj: Unë nis me variantin 5D. Po. Vazhdoj me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER. Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë. Dhe njëherë i ftoj qytetarët, marrin hartën e Shqipërisë, ta shohin ku ka ngelur pa u dhënë kujt do ky. Dhe çfarë bëjnë ca oligarkë e media? E di çfarë i thonë apo jo? Më falni shqiptarët, i kërkoj të falur pafund. I thotë, i thonë, ej, po çfarë? Varja mo i thonë këtij, një nga, një grup i këtyre nga 15-16. Shqiptarët, më falin shqiptarët, më falni zonja. Shqiptarët janë, popull bën qejf. A varja më Amerikës. Varja më Amerikës, ec përpara. Pse? Se këta i quan kongresi enablers. Enablers janë këta operatorët, aksionerët që grabisin Shqipërinë. Dhe këta sigurisht që duan të vazhdojnë të grabisin, ama po vjen historia që do merremi, do merren institucionet, po pastrohen. Me enablers, me aksionerët, me aksionerët, e 15-16 me kokrra janë. I ke aty.




