Kushtoi 260 milionë euro, bllokohet plotësisht aksi Qukës-Qafë Plloçë
Një masiv i madh dheu dhe gurësh ka bllokuar rrugën e re Qukës–Qafë Plloçë në të dyja senset, duke krijuar kaos në lëvizjen rrugore.
Policia ka marrë masa duke bllokuar rrugën në Pllocën e re dhe duke orientuar automjetet në aksin e vjetër.
Aktualisht në zonë po punohet për pastrimin e masivit, por burimet bëjnë të ditur se është e pamundur që rruga të hapet për mjetet sonte.
Rreziku nga rrëshqitjet mbetet i lartë edhe në pjesë të tjera të këtij aksi, ndaj devijimi i detyruar është i domosdoshëm.
Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë është tani e bllokuar dhe segmenti i vjetër përdoret si alternativë e përkohshme, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesve të mjeteve.
Rruga Qukës – Qafë Plloçë ka kushtuar rreth 260 milionë euro, pas një periudhe shumëvjeçare ndërtimi, dhe u hap për qarkullim në shtator të vitit 2025.




