Berisha: Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë! Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptarëve për qëllimet e familjes Rama

Berisha: Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë! Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptarëve për qëllimet e familjes Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë. Gjatë një konference shtypi, Berisha tha se, Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptarëve, për qëllimet e familjes Rama.

Berisha: Thirrja që anëtarët e Këshillit të Mandateve, deputetë të PD-së, po e bëjnë mbledhjes së këtij forumi parlamentar, kërkon që të zhbllokojë me çdo kusht parlamentin e bllokuar nga Edi Rama dhe të marrë fund një grusht shteti që ai po zhvillon, për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të lubi ballukut.

Edi Rama e ka shumë të qartë se, çdo akt i asaj dosje ka dy autorë. Ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Ndaj dhe ai nuk e lëshon Lubi Ballukun.

Edi Rama e ka shumë të qartë se, prapa Lindës së AKSHI-t, qëndron Linda e Surrelit. Po, e sigurtë. Me regjistrim ambiental dhe me dëshmira të dëshmitarëve autentik.

E ka shumë të qartë se, të dy pengjet e ndërmarrjes së tij, kopësht privat, si Geron Meçe i datës 12 gusht dhe Daniel Shima i datës 18 gusht janë porosi të Edi Ramës, për llogari të baxhanakut apo kunatit të florinjtë të Linda Ramës.

Edi Rama pra, është i vendosur të shkelë çdo ligj, të dhunojë, të shkelmojë kushtetutën, të marrë të gjithë pushtetin gjyqësor në duart e veta, ta bllokojë, paralizojë atë në mënyrë që ligji të mos veprojë mbi Edi Ramën, mbi Armando Frangun. Por e vërteta është mbi Linda Ramën.

Se edhe ajo i ka përzier urët shumë, sipas atyre regjistrimeve që ekzistojnë në SPAK. Ekzistojnë regjistrime.

Pra është në betejën e tij për të mbrojtur kufomën e tij politike, sepse ai faktikisht nuk është kryeministër, por është kapobandë. Është kryetar i një organizate kriminale, e faktuar tashmë para të gjithë shqiptarëve.

Mos harroni një gjë. Kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e këtij mafiozi.

Çfarë tregoi hetimi? Hetimi tregoi se, Ergys Agasi koordinatori i Edi Ramës, ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Europës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama.

Është kryemafiozi që ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve. Që ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.

Që ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhënat e NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Që ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Ja pra, kush na doli Ergys Agasi. Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë.

Nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjëherë kështu, regjistrim me zë dhe figurë çdo gjë.

Ministra, gjykatës, gazetarë, prokurorë, të regjistrojë edhe gjërat që tregojnë se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama në rrafshin si njeri, dhe të tjerë.

Ndaj dhe nuk mund të pritet që ai, të bëjë gjë tjetër përveç se të mbrohet me çdo kusht dhe të bllokojë ligjin dhe drejtësinë, por do të flasin qytetarët me të.

Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar.

Share it :