Berisha: Sot vjedhja e Ramës dhe ministrave është e dokumentuar me firma dhe vula, farsa e 11 majit një motiv për të rrëzuar pushtetin

Berisha: Sot vjedhja e Ramës dhe ministrave është e dokumentuar me firma dhe vula, farsa e 11 majit një motiv për të rrëzuar pushtetin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, sot vjedhja e Ramës dhe ministrave është e dokumentuar me firma dhe vula, farsa e 11 majit një motiv për të rrëzuar pushtetin.

Berisha: I nderuar! Edi Rama siç e thatë ju vetë, narrativën e tij e bazoi fund e krye mbi manipulimin dhe mashtrimin.
Ai mori një video të regjistruar nga tashmë i ndjeri, Dritan Prifti tek bisedonte me ish-zv/kryeministrin Ilir Meta, ku ky i fundit i thoshte se kompania e Ymer Toles, i shkruante atij se dëmi i krijuar nga mos zbatimi i vendimit të gjykatës nga ministri Prifti, për ndërmarrjen e tij është 700 mijë euro.
Dhe këtë fjalë 700 mijë euro, Edi Rama me Filip Çakullin e manipuluan, pre dhe ngjit regjistrimin dhe e paraqitën sikur i fliste për një rryfshet që nuk ndodhi kurrë.
Kurse sot 700 mijë euro janë mijëra herë më shumë të vjedhura, të dokumentuara me dokumente zyrtare, me firma, me vula nga Edi Rama, ministrat e tij, familjarët e tij.
Por mbi të gjitha zgjedhjet e 2009, sipas OSBE-ODIHR ishin zgjedhjet që plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të drejta. Ishin zgjedhje të cilat u dhanë shqiptarëve qeveri legjitime.
Kurse zgjedhjet e 11 majit 2025, ishin një farsë e vërtetë elektorale. Të gjitha këto përbëjnë motive ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare që opozita shqiptare të mobilizohet me gjithë forcën për rrëzimin dhe largimin e këtij pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Share it :