Çollaku: Rama në panik, po ushtron presion ndaj drejtësisë për shkak të dosjeve që po hapen
Analisti Basir Çollaku ka komentuar ashpër konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një shfaqje paniku përballë hetimeve që, sipas tij, po afrohen gjithnjë e më shumë drejt qeverisë dhe rrethit të ngushtë të saj.
Në një intervistë në SYRI TV, Çollaku tha se qëndrimi i Ramës ndaj SPAK-ut tregon frikë dhe humbje kontrolli, ndërsa gjuha e përdorur prej tij ishte, sipas analistit, kërcënuese dhe përçmuese ndaj drejtësisë.
Sipas Çollakut, kryeministri po përpiqet të relativizojë dhe diskreditojë punën e SPAK, duke e paraqitur si një strukturë që “thjesht fabrikon dosje”. Ai theksoi se kjo sjellje tregon se Rama ndjen se hetimet po afrohen edhe tek ai vetë.
Çollaku: Ajo çfarë pamë sot nga konferenca e shtypit e Ramës me gazetarët, pra edhe ai bëri përmbledhje e fundvitit, në një farë mënyre bëri, shpalli luftën e re ndaj drejtësisë, pa fuqi. Pa fuqinë dhe dekonspiroi vetveten në një farë mënyre se nuk i kontrollon më, nuk i binden, nuk janë ata që ai ka menduar më herët po ushtrimi ndikimi që ka pasur më përpara. Natyrisht, tregoi që ai tashmë e di se kush është përballë këtij aksioni ligjor në ngarkim të dosjeve të mëdha të shpërthyera. Kulmi i çekuilibrit mendor në kryeministrit teorikisht po njihet si i çmenduri në zyrë praktikisht. është një hajvan atje.
Atij i duket DASH sikur është ujësjellësi. Aq i rrjedhur është. Aq i çmendur është. Ai, se këtu ndash pastaj një hajvan që na nxjerr korrupsionin galopant. Atje te DEA paska një hajvan që na e nxjerr ne në vend të parë, vend të dytë për trafikun e drogës. Atje te CIA ka një hajvan tjetër që na nxjerr ne të përzier në këto aktet terroriste me kartelet terroriste. Po mirë krejt të çmendur paskan shkuar në Shtetet e Bashkuara dhe gjinitë paskan ardhur këtu te ky budallai jonë këtu. Ky është haivani, ky është budallai. Sigurisht koston e leksikut të tij e veprimeve të tij, ai ka nisur ta ndjejë, por njëkohësisht dekonspiroi dhe frikën që ka dhe panikun që e ka zënë. Ishte totalisht i çekuilibruar, në panik të plotë.
Pra njëra që në mënyrë të folurit ndaj njerëzve të departamentit të shtetit, zyres së të cilës përjashtuar kohën e komunizmit në këtë vend është marrë gjithmonë seriozisht edhe nga njerëz të zakonshëm jo më nga një kryeministër. Nga ajo që ai theksonte çfarë janë SPAK, ku dinë të bëjnë ata, ku punojnë ata, dinë të bëjnë dosje ata. Po çfarë bëjnë ata? Pilaf ziejnë ata? Mua më duket, kur është normal ky njeri, dikush që nuk e njeh dhe e sheh për herë të parë, të flasë dhe në fund t’i thuash që ky është kryeministri, s’ta beson. Dhe përpjekjen pra duke lënë shtigje të hapura, përpjekjen që do t’i çoja, do t’i çoja t’i nxirrja unë nga zyra e kuvendit prokurorët. Ti do të nxjerrësh drejtuesit e SPAK-ut dhe dy prokurorët e çështjes nga zyra se nuk të pëlqejnë 16.000 faqe.
Po do bëhen 26.000 në janar, do bëhen 36.000 në shkurt, do bëhen 46.000 në mars dhe tek 46.000 do jesh edhe vetë. Se do jesh në hetim sërish. Pra, do i udhëzosh si të bëjnë punën ata? Se kujton se janë deputetë të PS-së, kujton se janë zijonj ata te SPAK-u.
Dëgjo, problemi është ky, ne e dimë të gjithë. Në kryeministri ushtrojnë aktivitetin dy organizata terroriste kriminale. Organizata kriminale. Zyrtarisht janë AKSHI dhe Balluku- Rama. Pra, që edhe nga dokumenti i strukturës së posaçme është organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal. Tani, kur kjo organizatë kriminale në varësi të tij, në godinë me të, ushtron aktivitet, po kush është kryetar i kësaj organizate? Eprori, natyrisht. E njëjta gjë tek historia e Ballukut. Kush i ka përlarë ato miliarda? Kanë mbaruar historitë me kumbulla, se ky s’ka lënë kumbulla e dardha në të gjithë Evropën pa kafshuar, pa rrëfshur. Ndaj është kjo pjesë e panikut. Ai ka dijeni shumë se çfarë ka edhe në ato video, përgjime, njëra e tjetra. Dhe kur shoh ndonjëherë që njerëzit mendojnë se ne i përmendim përgjimet edhe videot thjesht për sensacion apo për ekskluzivitet. Jo, nuk ka të bëjë fare me këtë. Se si janë zdërhallur ata, se si janë kafshuar ata me trupat e tyre apo nëpër ato zyra në bllok, ky është një problem krejt fizik i tyre.
Dhe pasqyrimet e tyre poshtë e sipër. Problemi është, ky fenomen, ai ka dhënë shtetin me qira në një zyrë. Agaçi përdorte të gjithë tenderat, ndërkohë që motra e Agaçit ishte drejtoreshë juridike e AKSH-it. Viola Agasi. Edhe pjesëmarrëse në tendera, drejtoreshë juridike…
Rama pyet a ka qenë vetë në atë zyrë? Po kanë qenë shumë sipërmarrës, biznesmenë, deputetë, gazetarë, vizitorë aty për shpërblime, për qoka. Natyrisht që po. Ne kemi parë një pjesë të papërfillshme të asaj që është aty brenda.
Po çfarë janë mesazhet?
Ai merak ka mos të dalë vetë. Hallin e vet nuk ka hallin e Belinda se të Agazit ai. Ka hallin se ata janë litarët që e ka kapur njëri për këmbësh, tjetri për qafe dhe e tërheqin nuk e lëshojnë dot atë. Duhet ta marrin me vete. Dhe për ta marrë me vete pastaj aty ka sa të duash tjerë që e kapin kudo. Ke Çarlin, ke inceneratorë, ke termocentral, aeroport. Çfarë nuk ka? Rrugë Arbri, rrugë Kashari, kudo që të dalësh dhe të prekësh, ai është aty, i vetëkapur. Natyrisht në këtë situatë do të ushtrojë një trysni ndaj strukturës së posaçme, ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-ja, KLGJ-ja, ajo, t’i kontrollojë, që ata të rrisin kontrollin tek këta, nëpërmjet Vildoska atë klauzolën që mund të pezullojë dhe prokurorë dhe gjyqtarë, kur konstaton që ka ankesa ndaj tyre, pra shfrytëzon artificat ekstreme ligjore.




