‘Armik i egër’/ Berisha: E lashë duhanin në 1977 dhe nuk u ktheva më kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, ku përveç zhvillimeve politike, u ndal edhe te aspekte të jetës së tij private, duke ndarë me publikun një rrëfim personal që lidhet me shëndetin dhe stilin e jetesës.
Gjatë bisedës, Berisha tregoi se për një periudhë të gjatë të jetës së tij kishte konsumuar duhan, por se në fund të viteve ’77 mori një vendim të prerë për ta lënë përgjithmonë. Ai theksoi se ky ishte një vendim i vetëdijshëm dhe i pakthyeshëm, i diktuar nga bindja e tij për dëmet që shkakton duhani.
Deri në vitin 1977 kam pirë shumë duhan. Pastaj e binda veten se ky është armik i egër dhe e lashë për të mos iu rikthyer kurrë më. Që nga ai vit e deri sot nuk kam vënë asnjë cigare në gojë,” u shpreh Berisha.
Sipas tij, vendimi për të hequr dorë nga duhani ishte pjesë e një filozofie personale për kujdesin ndaj shëndetit dhe disiplinën personale, parime që siç theksoi Berisha, i ka ndjekur ndër vite.
Intervista në “Elevate” e solli kreun e PD më ndryshe nga ai i përditshmërisë politike, duke hedhur dritë edhe mbi zgjedhje personale dhe përvoja jetësore që, sipas tij, kanë ndikuar në formimin e karakterit dhe qëndrimeve të tij.




