Kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, Rama mbledh me urgjencë qeverinë
Sot është një ditë e ngarkuar me zhvillime, për shkak se pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen e Belinda Ballukut.
SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut dhe do e mbrojë këtë kërkesë në Kuvend.
Nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, ndërkohë që mbeten vetëm spekulimet.
Në mediat pranë tij, Rama ka shpërndarë lajme për mundësinë e shkarkimit, por edhe të dorëheqjes së Ballukut.
Presioni po shtohet ndaj vetë kryeministrit Edi Rama pasi është ai aktori kryesor pas të gjitha vendimeve korruptive të Ballukut.






