Berisha: Krimi më i shëmtuar i 32 viteve në Spitalin Onkologjik! Mafia Nushi-Doshi ka ngërthyer tregun e ilaçeve

Berisha: Krimi më i shëmtuar i 32 viteve në Spitalin Onkologjik! Mafia Nushi-Doshi ka ngërthyer tregun e ilaçeve

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë deklaratës për media tha se, kanë ndodhur krime të rënda në 32 vjet, por unë garantoj shqiptarët se krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin Onkologjik!
Berisha tha se, mafia Nushi-Doshi ka ngërthyer tregun e ilaçeve.
“Kanë ndodhur krime të rënda në 32 vjet, por unë garantoj shqiptarët se krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin Onkologjik.
Nuk kanë munguar ilaçet, nuk është e vërtetë, edhe njëherë e them, nuk kanë munguar në mënyrë absolute më përpara ilaçet.
Jo, nuk bëhej fjalë.
Do sillej çdo ilaç i domosdoshëm për jetën.
U informoj që jo ilaçet për këtë sëmundje, por qeveria më parë ka sjellë të rimbursueshme Ekszaden, një preparat që përdoret tek të sëmurët me talasemi, i cili i shpëton ata nga përdorimi i injeksioneve të vazhdueshme në bark.
Pra, Ekszade nuk ishte një ilaç jetik, por ishte një ilaç që ndryshonte shumë jetën e djemve dhe vajzave të reja.
Ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm, por e kemi marrë.
Nuk mund të konceptohej t’u thuhej të sëmurëve se nuk blejmë dot ilaçet bazë të mjekimit të këtyre sëmundjeve.
Përveç kësaj, kjo dramë e tmerrshme që është luajtur dhe zhvilluar në pavijonet e Spitalit Onkologjik, ka edhe një shkak të dytë. Mafia Nushi-Doshi që ngërtheu të gjithë tregun, përzuri një nga një të gjitha kompanitë e mëdha evropiane dhe botërore që kishin zyrat në Shqipëri për produktet e tyre, në kohën kur ligji nuk lejonte tregtimin e asnjë ilaçi që nuk tregtohej në dy vende anëtare të BE.
Pikërisht për të pasur siguri të plotë në veprimet e tyre.
Pushtimi i tregut farmaceutik nga këta dy mamuthë, të lidhur kokë e palcë me Edi Ramën që të dy, bënë që kompanitë e mëdha prodhuese të ilaçeve kundër sëmundjeve malinje, të largohen njëra pas tjetrës nga Shqipëria, çka i la këta të sëmurë në mëshirën e fatit dhe sot jetëgjatësia e tyre në Shqipëri është të paktën 60-70 përqind më e ulët se në vendet e tjera ku mjekohen.
Për të mos thënë raste kur u janë dhënë ilaçe tjetër për tjetër”, u shpreh Berisha.

Share it :