IDU miraton rezolutën për Shqipërinë! Dënon narkoshtetin e Edi Ramës, kërcënim për sigurinë

Rezoluta e IDU-së në Uashington u votua në unanimitet nga partitë më të mëdha të globit, si Partia Republikane e SHBA, CDU e CSU-ja gjermane, forcat qeverisëse në Itali si Fratelli d’Italia e Xhorxhia Melonit dhe Froca Italia e Antonio Tajanit, Partia Konservatore e Kanadasë apo Nea Demokracia në Greqi e Kiriako Micotakis. Në unanimitet forcat e djathta të globit, dënuan narkoshtetin si rrezik jo vetëm për shqiptarët, manipulimin e zgjedhjeve, burgosjen e liderëve të opozitës si dhe kapjen e drejtësisë.

Duke pasur parasysh Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it të 11 majit 2025, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri; Indeksin e Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë 2025 dhe Raportin e Klimës së Biznesit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe duke kujtuar Kriteret e Kopenhagenit, Dokumentin e Kopenhagenit të OSBE-së, standardet e Komisionit të Venecias dhe rezolutat e mëparshme të IDU, CDI dhe PPE mbi Shqipërinë; Unioni i Partive të qendrës së djathtë, IDU miraton në Rezolutë:

RRËSHQITJEN ZGJEDHORE DHE BASHKIMIN SHTET-PARTI-KRIM

1. Shpreh shqetësim të thellë që Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmon shkelje sistemike, duke përfshirë frikësimin, blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar në listat e kandidatëve socialistë, veçanërisht në Elbasan, Durrës dhe Vorë.

2. Vëren se mbi 4,500 ngjarje shtetërore u shfrytëzuan për fushatë me sanksione minimale, duke treguar paragjykim institucional dhe pandëshkueshmëri dhe dënon përdorimin e fondeve publike dhe patronazhit kriminal për të manipuluar votat dhe elektoratin e diasporës;

3. Paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka rrënjosur shtrëngimin zgjedhor dhe ka gërryer besimin në demokraci;

DREJTËSIA DHE RËNIA E MBIKËQYRJES

4. Vëren shqetësim të madh për hetimet e bllokuara, mocionet e injoruara dhe shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson kontrollin ekzekutiv mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe organet rregullatore;

5. Dënon çështjet e motivuara politikisht kundër udhëheqësve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Fatmir Mediun, Ilir Metën dhe të tjerë, duke paralajmëruar për drejtësi selektive dhe vendime politike të afërta;

SHQIPËRIA SI NJË NARKO-SHTET DHE KËRCËNIM PËR SIGURINË

6. Shpreh alarmin se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, me infiltrim kriminal të kontratave publike, ndërtimit dhe turizmit dhe paralajmëron se narko-ekonomia kërcënon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e zgjerimit të BE-së;

THIRRJE DHE REKOMANDIME

7. U bën thirrje BE-së, SHBA-së dhe Këshillit të Evropës që të zbatojnë kushtëzime të rrepta të bazuara në meritë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe nxit krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur për të monitoruar zgjedhjet, drejtësinë dhe median;

8. Kërkon sanksione të synuara kundër zyrtarëve dhe subjekteve të lidhura me korrupsionin, krimin e organizuar dhe persekutimin politik dhe mbështet reformat për të çmontuar rrjetet kriminale, të sigurojë pavarësinë gjyqësore, të rivendosë mbikëqyrjen parlamentare dhe të mbrojë lirinë e medias;

PËRFUNDIME

9. Ripohon se bashkimi i pushtetit politik, drejtësisë dhe krimit të organizuar përbën një kërcënim të rëndë për demokracinë dhe sigurinë evropiane;

10. Paralajmëron se Shqipëria rrezikon një regjim të përhershëm narko-autoritar;

11. U bën thirrje anëtarëve të IDU-së të qëndrojnë vigjilentë dhe të mbështesin demokratët shqiptarë në mbrojtjen e lirisë, pluralizmit dhe vlerave evropiane.

Image

Image

 

Share it :