Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, kësaj here në Burrel ku unaza e qytetit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet në një konferencë nga selia blu, se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.

Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, Rama publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.

Share it :