Qarri: Rama kontrollon narrativën mediatike, vetëm një emision ku po flitet për Ballukun dhe 35 tjera ku po flitet për opozitën
Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, gazetari Flavio Qarri u ndal gjatë te levizja e Salianjit dhe Alimehmetit dhe la të kuptohet se në këtë moment kjo lëvizje çon ujë tëk Rama. Por një tjetër temë të cilën komentoi gazetari ishte dhe mënyra se si Edi Rama kontrollon narrativën mediatike të mbrëmjes në të gjitha televizionet. Qarri tha në mënyrë ironike se, “sonte vetëm në emision po flitet për Belinda Ballukun, në 35 emisione të tjera po flitet për opozitën”, – dhe kjo sipas tij tregon dominimin që ka pushteti mbi mediat.
Debati në studio:
Qarri: Dëgjo, ky është një vend tmerrësisht interesant për të qenë gazetar. Po është pak i vështirë për të qenë qytetar në Shqipërinë e 2025-ës. Sa i takon opozitës…
Danglli: Minierë lajmesh për gazetarët edhe minierë hallesh për qytetarët.
Qarri: Çështja është që në këto momente, opozita është praktikisht duke u përpjekur të mbulojë çdo gjë që po i vjen përballë. Dhe ndryshe nga opozitat që kemi pasur në të shkuarën, kemi të bëjmë me një opozitë në këto momente që i mungojnë një pjesë e madhe e armëve. Dhe kjo, as për meritë të kundërshtarit, as për faj të opozitës. Kjo është ndonjëherë edhe për ë rastësi, Silver Lining, dhe një rreshtim planetesh pak fatkeq për opozitën dhe sigurisht për qytetarët shqiptarë, sepse një opozitë e fortë nuk është problemi te avantazhet që ka për liderin apo për ata që do kapin postet në eventualitetin e rotacionit. Problemi është që një opozitë e fortë, është aseti më i madh që qytetarët kanë që vuajtjet e tyre të zgjasin sa më pak që të jetë e mundur në kohë. Kaq është funksioni i opozitës. Të ngrejë shqetësimin e qytetarëve, të adresojë atë menjëherë dhe të reagojë. Ne, i gjithë komuniteti mediatik, ndoshta mund të ketë sonte që po flasim, vetëm një emision ku po flitet për Belinda Ballukun dhe 35 emisione ku po flitet për opozitën. Unë po të isha Edi Rama në këto orë, në 9:05, do isha duke hapur një tjetër Romanee-Conti, me dikë nga enturazhi i tij, ndoshta me Belindën që është akoma në zyrë, për të festuar pikërisht këtë sukses propagandistik.
Danglli: Megjithatë temë është edhe opozita. Ne për shembull, para dy ditësh kishim temë çështjen e zonjës Balluku, por ndërkohë që temë është edhe opozita, çfarë po ndodh me të? E ndarë në disa fërtele dhe ndërkohë që nuk shfrytëzon dot sa duhet këto kauzat që vetë thamë.
Qarri: Unë nuk e di në sa fërtele është ndarë opozita dhe cili është kasapi. Çështja është që në këto momente ne kemi një Parti Demokratike, fatmirësisht të qartë. Kush ka mendime ndryshe nga Partia Demokratike dhe ka pasur në të shkuarën, ë kanë krijuar partitë e tyre dhe të gjithë u provuan në zgjedhjet e 11 majit. Besoj e mbajmë mend të gjithë çfarë ndodhi. E dimë edhe rezultatin se si ishte dhe cila ishte përmasa dhe cila ishte partia që u godit më shumë dhe se cila performoi më mirë. Çështja është, në këto momente, Partia Demokratike është normale që do të sulmohet. Kini parasysh që ne jemi duke jetuar në një kohë që është e krahasueshme vetëm me lëvizjet e jashtëzakonshme të 91-shit, apo të 98-ës dhe ndoshta mund të krahasohet me 2002-shin e KPD-së së famshme të Nanos. Kjo kohë. Sepse mazhoranca ndodhet në një pikë pa kthim. Dhe sado, dhe e vetmja gjë që po përpiqet të arrijë Rama është të fitojë kohë. Dhe duke e spostuar vëmendjen tek opozita, patjetër që arrin një avantazh në lëmin e komunikimit publik, por edhe në marrëdhëniet me ndërkombëtarët.






