Skandali Mogherinit, Këlliçi: Si u zhdukën 22 mln euro nga projektet e Kolegjit të Europës në Shqipëri

Skandali Mogherinit, Këlliçi: Si u zhdukën 22 mln euro nga projektet e Kolegjit të Europës në Shqipëri

Një ditë pas arrestimit të ish-shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për një aferë financiare prej 3.2 milionë eurosh që lidhet me tenderat e Kolegjit të Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare.

Këlliçi deklaroi se “skema korruptive” e zbuluar në Bruksel ka “degëzime” edhe në Tiranë, ku sipas tij, janë zhdukur me rreth 22 milionë euro fonde publike.

“Me një VKM të 13 marsit 2024, qeveria e Edi Ramës devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë, duke i përdorur ato për ndërtimin e Kolegjit të Europës”, tha Këlliçi.

Këlliçi shtoi se edhe Bashkia e Tiranës ka humbur rreth 5 milionë euro të përdorura për projektet e kampusit të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Policisë.

“Nëse Federica Mogherini u arrestua për 3.2 milionë euro, kolegët e saj në Shqipëri zhdukën 22 milionë euro për këtë aferë. Kolegji i Europës nuk u kushtoi miliona vetëm taksapaguesve të BE-së, por edhe shqiptarëve”, deklaroi Këlliçi.
Postimi i Këlliçit

Nëse Federica Mogherini u arrestua për 3.2 milionë euro, kolegët e saj në Shqipëri, zhdukën me magji 22 milionë euro për këtë aferë. Kolegji i Europës nuk ju ka kushtuar miliona vetëm taksapaguesve të BE-së, por edhe atyre shqiptarë, më së shumti të rinjve.

Me një VKM të 13 marsit 2024, qeveria e Edi Ramës devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë, duke i përdorur ato për ndërtimin e Kolegjit të Europës.

Gjithashtu, ky vendim i qeverisë zhduku edhe rreth 5 milionë euro të përdorura nga Bashkia e Tiranës për hartimin e projektit të kampusit të Universitetit të Tiranës, “Ndërtim i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtim i Akademisë së Policisë”.

Mesa duket të korruptuarit e Tiranës janë integruar më së miri me aleatët e tyre të korruptuar europianë.

I mbetet popullit shqiptar, qytetarëve tanë të vjedhur e të grabitur në mënyrë të përditshme, të ngrihen në lartësinë e çdo qytetari të zakonshëm europian dhe të ndëshkojnë zyrtarët abuzues në Shqipëri, për aferën skandaloze të Kolegjit të Europës dhe jo vetëm!

Share it :