Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon SPAK-un

Ku shkuan 140 milionë euro? Ahmetaj zbardh skemën e tunelit dhe akuzon SPAK-un

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste në Syri tv ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.

Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.

“Pra, ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?” pyet ai, duke treguar për përfshirjen e ndërmjetësve që kanë përfituar fonde publike pa kryer asnjë shërbim.

Ai gjithashtu vë në dukje se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, siç janë urat lidhëse.

Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij.

Në lidhje me perceptimin e një standardi të dyfishtë në drejtësi, Ahmetaj refuzon këtë term, duke e quajtur situatën “bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë”. Ai krahason rastin ku ndiqet penalisht për 34,000 euro pa mbajtur asnjë funksion publik, me rastin e ministres Belinda Balluku, e cila, sipas tij, nuk po hetohet për një aferë prej 190 milionë eurosh ndërsa vazhdon të jetë në detyrë.

Sipas tij, i gjithë ky proces, përfshirë kërkesën për ekstradimin e tij, ka si qëllim final burgosjen dhe heshtjen e tij për të mos denoncuar më skemat korruptive. “Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më,” deklaroi ai, duke theksuar se përndjekja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Ahmetaj:

Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg.

Kemi thënë s’kemi nevojë t’i kthehemi zoti Peka. S’kemi nevojë t’i kthehemi.

Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?

Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s’e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s’e bëmë? Delnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilte lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?

E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç’është kjo histori vjedh vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s’kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.

Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri.

Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s’ka dy standarde.

Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës….

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news