Balliu: Qëndrimi i Ramës ndaj Ballukut tregon përfshirjen e tij në aferën e Tunelit të Llogarasë, drejtësia hesht
Ne një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Belindës Balluku tregon qartë përfshirjen e tij personale në aferën e Tunelit të Llogarasë. Sipas Balliut, ndërsa Rama zakonisht distancohet nga bashkëpunëtorët e tij kur dalin para drejtësisë siç ka ndodhur me Tahirin dhe Beqajn për Belindën vepron ndryshe: e mbron me çdo kusht.
Balliu thekson se Balluku është vetëm një vegël, ndërsa lidhjet dhe projektin me kompaninë turke i ka orkestruar vetë Rama, ndërsa drejtësia hesht
Ai kritikon ashpër qasjen e pushtetit, duke theksuar se qytetarët ndëshkohen për shkelje të vogla, ndërsa ata që vjedhin miliona mbrohen nga vetë qeveria, duke e quajtur këtë një turp për drejtësinë e kapur.
Postimi:
Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama.
Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë – si me Tahirin e Beqajn.
Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht.
Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.
Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë.
Ndërkohë drejtësia hesht.
Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje,
por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti.
Turp për drejtësinë e kapur.




