Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat
Paketa e Maleve do të ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri Rama në një bisedë me banorët e Thethit, më 30 prill të vitit të kaluar.
Nga malet tek fushat
Por nisma “Paketa e Maleve” e nxitur dhe argumentuar si mënyrë për të zhvilluar agroturizmin në zonat malore, po zbret në fusha, bregdet dhe kodrina.
“Durrësi ka territore të tëra që janë kodrinore, ku ka agroturizëm. E njëjta gjë vlen pa diskutim, mbase edhe më shumë për Lezhën”, tha Rama, në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit më 23 tetor të këtij viti, ku specifikisht u kërkoi të nisnin hartat e zonave të përcaktuara për nismën “Paketa e Maleve”.
Në të gjithë vendin, nga korriku i këtij viti deri në fundin e muajit tetor, ka një numër të madh aplikimesh.

Qëllimi
“Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të hapur pikërisht për këtë nismë.
Durrësi është deri në 200 metra mbi nivelin e detit, Kavaja edhe më pak deri në 34 metra mbi nivelin e detit, Bashkia Lezhë ndodhet në një lartësi mesatare 413 metra mbi nivelin e detit, por edhe ne një lartësi maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë).
Po ashtu bashki si Lushnja, 200 metra mbi nivelin e detit, Divjaka deri në 5 metra mbi nivelin e detit, Fieri 100 metra maksimalja mbi nivelin e detit apo Pogradeci 700 metra mbi nivelin e detit, që janë në zona preferenciale për ndërtim, nuk janë në pozita gjeografike për tu quajtur “zona malore”.
Aplikimet
Megjithatë në këto bashki ka aplikime për ndërtime në pyje, kullota apo livadhe që rezultojnë në zërin kadastral “tokë shtet”, por që pretendohet se është e familjeve dhe individëve të ndryshëm, banorë rezidencial apo ish banorë.
Ligji lë hapësira interpretimi
Në nenin e parë të ligjit 20/2025 për “Paketën e Maleve”, thuhet se: “Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike”.
Koncepti “ekonomi malore” ndonëse është e sanksionuar në ligj, sërish aplikimet janë shtrirë në të gjithë vendin, madje të shumta janë në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore, veçanërisht në bashki ku sektori i turizmit dhe ndërtimet janë me intensitet të lartë.
“Përmbajtja e përkufizimit është e përgjithshme dhe shumë e zgjeruar për të qenë përkufizim. Kjo paqartësi shtohet nga leximi i pikës 1 të Nenit 4 ‘Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi’ i cili në titull e ka hequr referencën tek zonat malore dhe për më shumë parashikon që ‘Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi”, thotë Preçi.
Prona
“Kjo nuk është thirrje që: ‘hajdeni se kanë dalë disa toka shtet, nëpër male dhe shkoni, kapini’. Thirrja është kush ka tokën e të parëve nëpër male, ta marrë ta gëzojë”, tha Rama.
Ndërsa Agjencia për Mbështetjen e Vetqeverisjes Vendore, në përgjigjen për Faktoje, duke iu referuar ligjit saktëson se prona shtetërore mund tu nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë.
“Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji”, thotë (amvv).
“Rreziku i konflikteve sociale është i mundshëm, ndonëse qeveria duket se e ka vënë fuqinë e vet ekzekutive gjerësisht në shërbime të grupeve të interesit të lidhura me të dhe pak ose më pak në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendit”, thotë eksperti i ekonomisë Preçi. Në progres-raportin e Komisionit Europian thuhet se, ligji për paketën e maleve “mund të sjellë pasoja për pëdorimin lokal të tokës dhe menaxhimin mjedisor”
Aplikimet
Deri më tani numri i lartë i aplikimeve për të ndërtuar në toka shtet që pretendohet se shfrytëzohet nga individë dhe familje të ndryshme është mjaft e lartë.
“…ligji trajton poseduesin e pronës dhe nuk parashikon çdo individ që ka një plan biznesi, të ketë mundësi të përfitojë pronë publike”, thotë Agjencia Për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Një pjesë e madhe janë shtrirë në zona bregdetare dhe kodrinore.
Edhe pse nisma është në fazat e para, shqetësimi mbetet se nëpërmjet “Paketës së Maleve” fluksi i ndërtimeve në zonat bregdetare dhe kodrinore, përfshi edhe kryeqytetin të jetë i madh. Me zgjerimin e fushës së veprimit të këtij ligji, deklaratën e kryeministrit Edi Rama të një viti më parë do ta kategorizojmë si pjesërisht të vërtetë.
/Sebi Alla – Faktoje.al