Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit

Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit

Pjesë nga dosja e Tunelit të Llogarasë, ku SPAK po heton tenderin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërsa e pandehur mes shumë zyrtarëve është marrë edhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, janë publikuar nga SyriTv.

Në përgjimet nga bisedat mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, dalin në pah nofkat, kërcënimet, anulimet dhe hapjen e tenderëve te mesazhet me dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Përgjimet janë zbuluar nga bisedat telefonike të Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të dhëna këto që u nxorën nga aparati celular “Blackberry”, pasi iu sekuestruan ish kreut të ARRSH-së.

Bisedat e përgjuara:

Në datën 26.01.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhin:

Belinda Balluku: “Nje pyetje”.

Evis Berberi: “Po”.

Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecën e objekteve të ngjashme Nga 5 vite ne 3???”.

Evis Berberi: “Kerkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit’.

Belinda Balluku: “Po cne ? Kush e bëri kërkesën e KPP? “.

Evis Berberi: “Ne kpp cfarë kërkese është bërë te takimi që patëm në dt 31 dhjetor me Artën dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar tre vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty”

Në datën 05.03.2021, zhvillohet tjetër bisedë mes Evis Berberit dhe Belinda Ballukut

Evis Berberi: “Me mori Gysi (Ergys Verdho) per tu mbledhur neser per te pare dokumentat e tunelit se po I kalon koha. Kemi ndonje deadline dhe target”

Belinda Balluku: “Mbidhu”

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Por kalo pak ktej”.

Evis Berberi: “Ne zyre je te vi?”.

Belinda Balluku: “Po”.

Evis Berberi: “Erdha”

Në datën 17.03.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi

Belinda Balluku: “Po tuneli? E mbyllet?”.

Evis Berberi: ” Joo eshte rende Flasim live mos shkruajme”.

Belinda Balluku: “Ok”. … …

Belinda Balluku: “Je larg”.

Evis Berberi: “Jo Te vi”.

Belinda Balluku: “Hajde”.

Evis Berberi: “Erdha”.

Belinda Balluku: “Hajde se u cmena Viola eshte komplet pa memorie”.

Evis Berberi: “Erdhaa”.

Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”.

Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gjë, po nje sy tjeter nuk eshte keq Se viola me la pa fjale Komplet pa memorie, zero. Sikur nuk ishte dje me ju”.

Evis Berberi: “Ok”. “Takova Arten po se kuptova se i gjithe diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin”.

Evis Berberi: “Kur duhet te dale?”.

Belinda Balluku: “Mendoi ta anullojme. Skualifikoji te giithe”.

Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam dicka qe sme kuadron ne gjithe situaten. Kur e do sot apo neser. Mgith nese te duhet ja kendoi kengen sma ndien shume per asnje dhe e çoi ku duhet”.

Belinda Balluku: “Jo jo. Kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.

Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate”

Në datën 18.03.2020, Belinda Balluku i dërgon Evis mesazh

Belinda Balluku: “po si i ke lajmëruar të tjerët për anulil. Mbylleni sot me urgjencë”

Evis Berberi: “E mbyllem”.

Në datën 23.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazh:

Belinda Balluku: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa”.

Evis Berberi: “Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip. Ste ka thene gjë Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST. Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar”.

Në datën 28.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhin:

Belinda Balluku: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and downs shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert.

Ndryshe nga heret e jera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve që ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojnë.

Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage i ri i jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.

Evis Berberi: “Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.”.

Ne lidhje me komunikimin e mësiperm thotë SPAK, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit te Pergjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në datën 19.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde ne zyre tek une”.

Evis Berberi: “Erdha”.

Belinda Balluku: “INTEKAR YAPI TUR.ELEKT. IN,S.SAN. dhe TIC. LLC. si shoqëri, punimet dhe dokumentacioni ynë për tenderin e tunelit të Llogarasë janë përfunduar në nivelin 95%, dhe studimet tona të kostove vazhdojnë. Ne kemi krijuar një bashkim shoqërish (joint venture) duke përfshirë shoqerinë ASL INS.TAAH. VE SAN. TIC.LTD.STI. me ne. Kjo eshtë një shoqëri që ka ndërtuar një tunel autostrade 2×14 km në Turqi, dhe eshtë gjithashtu një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si reference. Si perfaqesuesit tanë ne Shgipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shgipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat me znj. Arta në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18.08.2021, menaxherët e shoqërisë dhe inchinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do tê jemi plotësisht gati për tenderin e tunelit të Llogarasë perpara datës së tenderit.

Në datën 28.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:

Belinda Balluku: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter. Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes. “.

Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une perballe me zyren tende”

Në datën 29.08.2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin:

Evis Berberi: “Mgjs te Toni u ula”.

Belinda Balluku: “Ne darke o zemer (qesh)’.

Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Belinda Balluku: “Une jam ne Viene. Po le colin ne shkolle. Kthem ne dreke”

Evis Berberi: “Ok”.

Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.’

Evis Berberi: “Pa prob”.

Belinda Balluku: “Po futem ne garazh. Hajde lart me mire Shkalla H”.

Evis Berberi: “Ketu jam Ok”

Në datën 30.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:

Belinda Balluku: “Ke kane me vete ?”.

Evis Berberi: “Vetem tre turqit”.

Belinda Balluku: “Ok”

Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjes i “Shoqërisë së thjeshte Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29.08.2021 dhe kanë dalë nga Shqipëria në datën 30.08.2021, në orën 15:33.

Në datën 07.09.2021, Evis Berberi i dërgon Belinda Ballukut fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, ku vihen re emrat e operatorëve ekonomikë qe kanë ofertuar në procedurën e prokurimit.

Belinda Balluku: “Po oferta”.

Evis Berberi: “Kinezi 185 754 927 ml euro mbi 200 miliard lek, Limak 18 690 597 185, Albania Glob affaire 18 000 000 000 lek , inter 17 036 526 000 lek dhe Albbuilding 15 848 808 298”.

Belinda Balluku: “Qenkemi shkelqyer me pak fjalë”.

Në orën 12:28-12:29, Evis Berberi: “I pari me te dytin 10 milion euro diference super fare. Po i shohim me detaje dhe te bej nje permbledhje”.

Belinda Balluku: “Sigurisht ka hyre skandal poshte, por nuk ploteson kushtet sigurisht”.

Evis Berberi: “Eshte afersisht me te njejten oferte”.

Belinda Balluku: “Si jane ndare ne % Asl me intercar”

Evis Berberi: “70 me 30”.

Belinda Balluku: “Kur mbyllet vleresimi”.

Evis Berberi: “Po them ta leme mbi 10 dite se heren e pare e mbajtem mbi 15 dite dhe 5 kompani kishim te duket qe po vleresoime. Nese duhet shpejt e bejme”.

Belinda Balluku: “Ok lere 15 dite po me jep dt e sakte”

Evis Berberi: “Dt 22 behen 15 dite”.

Belinda Balluku: “Ca te ndodh me afatet?

Po ta mbyllim ne dt 16?”

Berberi: “Asgje. E kemi me afer kontraten

Jemi ok me 16. 9 dite vleresim mjaftueshem”.

Në lidhje me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit te Ofertave, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

* Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Ok Per pak uxjerr tunelin” dhe pak”.

Në orën 10:53, Belinda Balluku: “Prit

Në orën 10:53, Evis Berberi: “Per tunel ok?”.

Në orën 10:54, Belinda Balluku: “Po po , prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.

Në orën 10:54, Evis Berberi: “Ok”. Në orën 13:37,

Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.

Në orën 13:43, Evis Berberi: “Ok Per pak”.

Në orën 16:06, Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news